Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga 0 ne 10 – Minuta e heroit, dhurata «last minute» dhe numrat e Johnny.

Nga 0 ne 10 – Minuta e heroit, dhurata «last minute» dhe numrat e Johnny.
Ardis
  • On 02/09/2013, 13:54

Nje fitore e bukur e Interit, e cila merr nje rezultat te mire ne Massimino me personalitet dhe, mban te paprekur rrjetat e portes se saj, vazhdon te udhetoje me pike te plota ne kampionat. Le te vazhdojme me analizen e ndeshjes qe nga fillimi… Nga Zero ne Dhjete!

ZERO – golat e pesuara nga Interi ne kete fillim sezoni zyrtar, per nje total pre 297 minutash te njepasnjeshme. Simptome e soliditetit dhe siguri nga treshja e mbrojtjes, e cila ndeshje mbas ndeshjeje po bind akoma me shume. Dora e teknikut vihet re shume.

NJE – dita e mbetur ne dispozicion te Interit per te tentuar te permisoje ekipin nen drejtimin e Mazzarrit per 4 muajt e ardhshem. Nuk ka para ne dispozicion, por mjaftojne idete e mira.

DY – si numri qe Jonathan mban ne fanellene tij per kete sezon. Tashme qe ka bere nje zgjedhje tjeter, braziliani eshte bere nje anesor tjeter (esterno), ai tip qe Mazzarri e dashuron pa kushte. Por edhe DY si golat e Palacios dhe Nagatomos, dhe DY si fitoret e njepasnjeshme ne dy javet e para te kampionatit.

TRE – fitoret zyrtare te Interit versioni Mazzarri. Kur loja behet e veshtire, ja kush jane ata qe luftojne. Trajneri po shikon ate qe pret nga kjo skuader, nje shenje e mire.

KATER – illuzionet per Ishak Belfodil, i cili ne rezultatin 2-0 shenon gol me nje asist te Palacios dhe shkon per te festuar me shoket, por perpara vendimi i Bantit certifikon pozicionin jashte loje te franko-algjerianit. Mund te ishte goli i pare zikalter, por «takimi» vetem sa eshte shtyre.

PESE – tentativat e rrezikshme nga ana e Catanias ne 45 minutat e para te lojes. Padronet e shtepise nuk arriten qe te veshtiresonin me shume punen e Interit. Pavaresisht rezultatit final, mesazhi ishte i qarte dhe me vend: Serie A nuk eshte kaq e bute.

GJASHTE – golat e Rodrigo Palacios kundrejt Catanias, nga keto 4 me bluzen e Interit. Nuk eshte viktima e tij e preferuar, por kur shikon ngjyrat kuqeblu El Trenza, shenjestron si asnjehere me pare. Gjashte edhe piket e fituara nga Interi ne dy jave, te njejtat pike edhe Juve qe mbas pushimit pritet ne San Siro…

SHTATE – minuta per Wallace qe u fut ne fund te pjeses se dyte nga Mazzarri, i cili arriti te shijoje atmosferen e Serie A te kampionatit italian.

TETE – minutazhi i heroit: nje tentative e Bergessios qe kerkonte bente keq e eleminoi dhe menjehere mbas kesaj akoma me e dhimshme largon nje top shume te rrezikshem qe vinte nga e djathta. Zonja dhe Zoterinj, Hugo Campagnaro.

NENTE – argjentinasit ne 11 titullare te Catanias, kunder kater te Interit. Kush e di pse Clan dell`Asado e ka shtepine ne Appiano Gentile dhe jo ne Torre del Grifo

DHJETE – si numri qe mban nota me e stonuar e Inter ne ndeshjen ne Massimino: Matteo Kovacic. E fillon ne heshtje, pothuajse i frikshem. Ndonje top i menaxhuar ne menyre te diskutueshme dhe me pas zevendesimi per shkak te nje goditje kur donte edhe nje minute nga fundi i pjeses se pare. Te ngushellojme veten: kur ai te filloje te luaje ashtu sic di, do te shohim shume me teper bukuri loje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.