Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia – Chelsea gati nje super oferte per Skriniar? Do te thyhet rekordi i Van Dijk sepse…

Nga Anglia – Chelsea gati nje super oferte per Skriniar? Do te thyhet rekordi i Van Dijk sepse…
Inter Club Staff

Eshte i pabesueshem rrugetimi i tij deri me tani nese kthehet koka prapa dhe progesi i bere qe prej veres se kaluar e deri me sot. 

Po flasim per Milan Skriniar qe erdhi si nje bast i Ausilios nga Sampdoria dhe u be menjehere titullar tek Interi dhe sot gezon statusin si nje nga mbrojtesat me te mire ne Europe.

Jo me larg se dje, ne nje sondazh te UEFA-s ne profilin e Champions League, ai eshte cilesuar si nje prej 5 mbrojtesve me te mire ne Europe.

Por per Skriniar sot ka folur edhe The Sun, e perditshmja angleze.

Sipas tyre, mbrojtesi i Interit eshte futur ne shenjestren e Chelseas se Maurizio Sarrit.

Por problemi kryesor eshte se ai kushton te pakten 70 milione sterlina sipas tyre.

“Ai eshte ne krye te listes se Sarrit per sa i perket merkatos dhe perforcimit te skuadres.”

“Por Skriniar nuk pelqehet vetem nga Chelsea sepse edhe Mourinho do te bente cmendurira per te.”

“Me pak fjale, Skriniar eshte ne radarin e klubeve me te medha te premier League. Por Sarri eshte ai qe ka hasur me shume veshtiresi me mbrojtjen dhe i mungon dikush me peshen e Koulibaly ne mbrojtje.”

“Duke pare se Skriniar ka probleme me rinovimin, mund te jete goxha i tunduar per tu transferuar ne Angli. Por Interi nuk joshet lehte dhe oferta e Chelsea mund te jete diku tek 70-80 milione sterlina (rreth 100 milione euro) dhe keshtu ai do te behej mbrojtesi me i shtrenjte i te gjithe historise se futbollit duke ja kaluar edhe Van Dijk, blerjes se Liverpool janarin e shkuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.