Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,035 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia – Ja ‘sherri’ i madh ne mes te tratatives United-Inter per Lukaku por Marotta shtangu United

Nga Anglia – Ja ‘sherri’ i madh ne mes te tratatives United-Inter per Lukaku por Marotta shtangu United
Inter Club Staff

Ka qene nje tratative teper e komplikuar ajo per Romelu Lukaku tek Interi dhe qe ka zgjatur per jave te tera. 

Por edhe pse ajo eshte mbyllur me sukses dhe tashme ka kaluar rreth se nje jave qe kur Romelu u transferua tek Interi, ne Angli jane kthyer pas ne kohe dhe kane treguar dicka qe ka ndodhur ne mesin e tratatives ndermjet Manchester United dhe Interit.

Belgu ka qene deshira numer nje e Antonio Contes, por United kishte ngritur nje mur shume te lart qe Interit ju desh nje pune shume e madhe per ta hedhur poshte e duke arritur keshtu tek gjigandi belg.

Por gjithmone sipas medias angleze (me sakte Independent), ka pasur nje moment gjate tratatives me te rendesishme ku eshte rrezikuar qe gjithcka te deshtonte. Behet fjale per pak minuta perpara se te jepej drita jeshile e Manchester United per shitjen e tij drejt Interit.

“Kane qene momente tensioni. Nga njera ane ka qene Interi i perfaqesuar nga Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe presidenti Steven Zhang. Gjithcka ndodhi me nje conference call ne Skype.”

“Nderkohe nga ana tejter ishte Manchester United me drejtuesit e saj me te rendesishem. Tratativa ishte e komplikuar shume dhe ne momentin kur Interi dhe United pothuajse kishin rene dakort per shumen e transferimit dhe po diskutohej menyra e pageses, United i eshte pergjigjur drejtuesve zikalter qe nese pagesa do te behet ne disa vjet, duhet te paguajne 10 milione euro me shume.”

“Ky ka qene pikerisht momenti kur Marotta ka ngritur zeren dhe ka kercenuar United se nese nuk pranojne tani oferten e Interit per sa i perket belgut, nuk do te kete me nje oferte te dyte nga ana e Interit sepse gjithcka eshte zgjatur shume.”

“Ne ate moment drejtuesit e United kane rene dakort me modalitetin e Interit dhe me bonuset e zikalterve. Nuk pati me asnje tentative per te rritur cmimin apo per te ndryshuar marreveshjen fillestare.”

“Flitet se pagesa e 65 milioneve mund te jete rene dakort qe te paguhen ne pese vite, por asgje nuk eshte e sigurt sepse klubet as nuk e kane mohuar dhe as nuk e kane konfirmuar.”

Edhe njehere ne kete tratative del ne pah supermacia qe ka krijuar Interi ne tratativa me nje drejtues autoritar si Beppe Marotta. Mbase pa te, sot Lukaku do te ishte ende tek United ose ne rastin me te keq, Interi do te kisht paguar shume me shume per te (83 milione kerkonte ne fillim United) dhe jo 65 milione.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.