Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

744 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia – Joao Mario, as West Ham e as Wolves: ja ku pritet te perfundoje ai brenda pak ditesh

Nga Anglia – Joao Mario, as West Ham e as Wolves: ja ku pritet te perfundoje ai brenda pak ditesh
Inter Club Staff

Nese ka nje lojtar tek Interi qe eshte e sigurt qe do te largohet nga Interi ne kete merkato verore nga lojtaret ne Appiano, ai eshte portugezi Joao Mario. 

Ai eshte shprehur qe nuk deshiron te luaje me ne Itali (deklarata qe si kane pelqyer aspak drejtuesve te Interit) por edhe klubi duket se nuk e ka aspak te llogaritur ne planet e se ardhmes.

Spalletti nuk e ka pelqyer asnjehere ate dhe sa here i ka dhene mundesi ne sezonin e kaluar, gjithmone ka deshtuar te beje diferencen apo te luaje mbi mesataren. Pikerisht kjo gje ka qene arsyeja pse ai u huazua.

Por sic e kemi thene edhe ne ditet e kaluara, Joao Mario ne Milano eshte vetem kalimthi sepse mund te perfundoje ne Premier League, kampionat qe mund ti ofroje Interit parate e kerkuara por nje kampionat qe pelqehet shume edhe nga portugezi.

Claude Puel, menaxheri i Leicester po kerkon nje marreveshje me Interin per te blere Joao Mario e per ta marre ate ne King Power Stadium perpara nisjes se sezonit.

Kete gje e ka zbuluar sot tabloidi britanik The Sun te cilet theksojne se Interi do te lironte mesfushorin jo per me pak se 25 milione sterlina por me mundesin e huazimit dhe te blerjes se detyrueshme ne fund te sezonit.

Ish-lojtari i Sporting Lisbona ka shume skuadra qe e pelqejne ne Premier League dhe pas nje gjashte mujori me West Ham jane vene pas tij shume skuadra nga Premier.

Por per momentin duket se ai nuk do te shkoje as tek West Ham e as tek Wolves (skuader qe e ka kerkuar ditet e kaluara), por tek Leicesteri. Gjithesesi duhet pare se si do te zhvillohet situata ne ditet ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.