Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 19, 2019

Scroll to top

Top

845 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia – Kembana alarmi tek Interi: Guardiola ka kerkuar Milan Skriniar, ja super oferta qe mund te beje City

Nga Anglia – Kembana alarmi tek Interi: Guardiola ka kerkuar Milan Skriniar, ja super oferta qe mund te beje City
Inter Club Staff

Sot ne Itali ka folur edhe Tuttosport, por duket se lajmet e verteta per kete ceshtje (burimi) vijne pikerisht nga Anglia. 

Po flasim per ate qe ka shkruar Daily Express per sa i perket interesimit te mundshem te Manchester City per mbrojtesin zikalter Milan Skriniar.

Sllovaku eshte nje titullar fiks i Interit dhe konsiderohet nga shume edhe si nje nga tre mbrojtesat me te forte ne Serie A.

Por vlera e tij eshte shume e madhe jo vetem per shkak te cilesive, por edhe per shkak te moshes sepse Milan eshte ende shume i ri.

Sipas te perditshmes angleze, duket se duke pare demtimet e shumta qe kane prekur Manchester Cityn dhe repartin e mbrojtjes se tyre, City po mendon pikerisht per lojtarin zikalter.

Per Antonio Conten dhe per Interin, Skriniar shihet si nje futbollist i pashitshem duke pare deshiren e zikalterve per rivalizuar me Juventusin dhe per te ecur sa me shume ne Champions League.

Nese oferta e Manchester City do te vije ne janar, cfare do shifre te jete ajo, do te refuzohet sepse zikalterit nuk kane me te voglin qellim per te dobesuar skuadren.

Por nese oferta do te vije ne veren e ardhshme, atehere nuk dihet se cfare pergjigje mund te marre City: sipas Daily Express, City mund te arrije te ofroje edhe me shume se 100 milione euro per Skriniar (rreth 100 milione pound).

Ai keshtu do te behej mbrojtesi me i shtrenjte ne historine e futbollit. Por per momentin, keto jane vetem zera. Por edhe pse vetem te tille, nuk mund te mos e shqetesojne tifozerine zikalter qe nje si Skrinair nuk deshiron ta humbase.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.