Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

184 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia – Lajme te mira per Interin? Liverpool nuk do futet ne gare per Werner: ja pse!

Nga Anglia – Lajme te mira per Interin? Liverpool nuk do futet ne gare per Werner: ja pse!
Inter Club Staff

Liverpool, klubi i dyte me i shtrenjte i Premier League, po mendon ne menyre serioze qe te mos bleje me lojtare gjate sesionit te ardhshem te merkatos.

Pandemia ka larguar te gjitha sigurite ekonomike per shumicen e klubeve ne Europe dhe kjo nuk eshte dicka e re.

Keshtu – ashtu si shpjegon Mirror – kjo situate do te beje Liverpool qe te ndryshoje komplet strategjine e saj.

Nje kthim prapa ky shume i papritur duke konsideruar se Liverpool i kishte planifikuar blerjet ne nje hark kohor qe shkon nga 2 deri ne 3 vjet duke mos i lene asgje kohes apo rastesise.

Kjo ka ndodhur sepse si pasoje natyrale e pandemise per Liverpool si fillim ka ardhur nje humbje rreth 100 milione euro.

Nese Premier League do te rinise dhe te perfundoje, klubi do te perfitonte disa para nga te drejtat e tv por do te humbiste te gjitha te ardhurat nga biletat e stadiumit duke qene se do te luheshin pa tifoze.

Ky ne kete moment sipas Mirror, eshte nje avantazh jo i vogel per Interin qe eshte ne gare gjithashtu per Werner.

Klubi zikalter ne fakt eshte konkurentja me e rendesishme e Liverpool ne garen per gjermanin dhe qe duket e vendosur per te arritur tek ai.

Liepzig nderkohe nuk ka ne dore asgje duke qene se lojtari ka nje klauzole largimi prej 50 milione euro dhe vendimi nese nje klub do i paguaje keto para do i takoje vetem lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.