Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia – Te gjitha genjeshtra keto dite: ja cfare ka munguar per Sanchez-Inter

Nga Anglia – Te gjitha genjeshtra keto dite: ja cfare ka munguar per Sanchez-Inter
Inter Club Staff

Alexis Sanchez eshte kthyer ne nje telenovele te vertete per sa i perket tratatives Inter-Manchester United qe ka shume dite qe ka filluar por po zhvillohet shume ngadale.

Cdo dite media te ndryshme sportive apo gazetat e perditshme italiane tregojne se zhvillimet mund te ndodhin nga momenti ne moment dhe cdo dite, dita e neserme shihet si dita perfekte per ardhjen e tij, por deri me tani nuk ka ndodhur asnje ndryshim i rendesishem.

Ne kete moment flitet se bllokimi ka ardhur vetem nga Manchester United e cila sipas disa mediave kerkon nga Interi te paguaje me shume nga rroga e lojtarit por nderkohe disa media te tjera tregojne se United po tenton ta zevendesoje me lojtare me parameter 0 lojtarin dhe prandaj e ka ngadalesuar kete tratative.

Deri me tani, as njera teori dhe as tjetra nuk ka gjetur mbeshtetje sepse nuk dihet versioni real i historise: as nga United dhe as nga Interi.

Por sipas te rejave te fundit nga Anglia, duket se vonesa e kesaj tratative nuk eshte per asnje nga dy arsyet e mesiperme.

Sipas tyre ne fakt, per te pare Alexis Sanchez tek Interi do duhet te presim fillimin e javes se ardhshme sepse pikerisht atehere do te zhbllokohet tratativa.

The Sun shkruan: “Ai nuk u grumbullua ne ndeshjen qe Manchester United sapo humbi ndaj Crystal Palace. Vete lojtari nuk ka asnje problem fizik, por eshte lene jashte vetem per shkak te merkatos.”

“Por eshte nje genjeshter historia se United deshiron me shume para nga Interio dhe gjithashtu se historia qe United po kerkon nje sulmues tjeter.”

“E verteta eshte se deri me tani ka munguar ‘OK’ perfundimtar nga zevendes-presidenti Woodward, personi qe eshte pergjegjesi kryesor per merkaton.”

“Ai sapo eshte rikthyer nga pushimet dhe do te firmose diten e hene: Sanchez do te kaloje tek Interi dhe do te jete nje huazim pa pagese me te drejte blerje 15 milione euro ne favor te Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.