Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,487 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Brazili – Inter-Gabigol, takim gjate nates mes Ausilios, agjentit dhe babait. Zikalterit i premtojne lojtarit…

Nga Brazili – Inter-Gabigol, takim gjate nates mes Ausilios, agjentit dhe babait. Zikalterit i premtojne lojtarit…
Bujar Berishaj

Interi i ka premtuar lojtarit qe ne rast se pranon transferimin e tij ne Milano do t’i garantohej nje vend titullari.

Shkruan keshtu gazeta braziliane O Globo per talentin Gabigol, i ndjekur nga Interi ne kohet e fundit. Nje garanci qe te Juve, sulmuesi i Santon nuk do e kishte.

Ne anen tjeter, gazeta Tribuna do Norte jep zhvillime rreth tratatives dhe flet per nje takim ne te cilin kane marr pjese agjenti i Gabigol, ndermjetesuesi i tratatives Bertolucci, Piero Ausilio dhe babai i lojtarit.

Interi ka formalizuar oferten prej 25 milione euro, 18 prej te cilave do te shkojne te Santon kurse 7 tjera per sulmuesin. Nga media braziliane raportohet qe ndjesia eshte se pelqimi i lojtarit do te arrij ne ditet e ardhshme. Ne anen tjeter Juve duket se ka hequr dore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.