Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,725 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Brazili: “Nilton tek Interi, cfare goditje e madhe: Eshte nje lojtar…”

Nga Brazili: “Nilton tek Interi, cfare goditje e madhe: Eshte nje lojtar…”
Inter Club Staff

Nga trasmetimi i televizionit brazilian te merkatos “La Bomba do Jaeci”, gazetari Jaeci Carvalho flet per tratativen e kalimit te Nilton tek Interi. Ai thote se tashme tratativa eshte shume e perparuar dhe lojtari do te trasferohet shume shpejt ne Milano dhe do te jete pasardhesi i Cambiassos.

Carvalho e quan Nilton nje “jugadorazo” qe ne shqip do te thote nje lojtar i madh, i shkelqyer. Sipas tij Nilton ka shpirtin e sakrifices, eshte nje djale i mbare, di te mbroje por edhe te sulmoje. Per te do te jete nje shans i madh transferimi tek Interi, sepse eshte nje nga klubet me te medha ne planet. “Ai po kalon nga nje klub i madh Brazilian tek nje klub i madh Boteror.” – shprehet Carvalho.

Ne fund te transmetimit permendet edhe fakti se si perpara 1 viti Cruzeiro refuzoi 11 milion euro nga nje fond anglez i cili deshironte te blinte Nilton dhe ta dergonte tek Manchester United.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags