Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

548 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Cagliari zbulojne: “Nainggolan, ja shifra qe i ka ofruar Giulini klubit te Interit per kartonin e tij. Gjithcka pritet te mbyllet…”

Nga Cagliari zbulojne: “Nainggolan, ja shifra qe i ka ofruar Giulini klubit te Interit per kartonin e tij. Gjithcka pritet te mbyllet…”
Inter Club Staff

Diego Godin eshte shume afer te qenit nje lojtar i Cagliarit ne menyre perfundimtare (ndodhet aktualisht ne ishull).

Por klubi i Giulini nuk ndalet aspak me kaq dhe nuk e ka braktisur asnjehere idene per te risjelle ne ishull edhe Radja Nainggolan.

Sipas asaj qe tregon Centotrentuno.com, marreveshja me lojtarin ekziston qe ne mesin e gushtit ku ate e pret nje kontrate kater vjecare me me shume se 3 milione euro ne sezon.

“Tani cdo gje qe ka mbetur, eshte te arrihet nje marreveshje me me Interin, ku zikalterit kerkojne jo pak.”

“Drejtuesit e Interit duan qe negociatat te nisin me nje cmim blerje te pakten 10 deri ne 12 milione euro.”

“Po formula? Mund te jete edhe nje huazim, por jo me te drejte blerje por vetem me detyrim blerje per shumen me larte.”

“Pra, nje huazim me pagese rreth 1-2 milione euro dhe ne fund te sezonit, Nainggolan duhet te kaloje perfundimisht per 11-12 milione euro te Cagliari.”

“Ajo qe eshte e sigurt, eshte fakti se Interi nuk e le me Nainggolan te largohet ne huazim te thjeshte.”

“Por nder te tjera, Cagliari do te tentoje te sqaroje edhe disa detaje per komisionet e agjentit Beltrami qe do te ishte njeriu me i rendesishem i kesaj tratative.”

“Gjithesesi, gjithcka per Nainggolan-Cagliari pritet te mbyllet ne fundin e merkatos dhe jo me pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.