Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,221 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Campagnaro tek Icardi: ja si mund te vleresohet merkatoja e Interit

Nga Campagnaro tek Icardi: ja si mund te vleresohet merkatoja e Interit
Andi Prifti

Nje merkato ne hyrje qe nuk ka bere surpriza ne fund, dhe qe duket se ka qene nje vendim me rigorozitet shkencor. Asnje goditje e madhe, asnje tentim, zero vullnet per te ndikuar ne diskutimin e Morattit per projektin e te rinjve dhe nga ana tjeter vemendja mbetet tek fair play (edhe ne rastin e Eto’o). Natyrisht, kane mbetur te zhgenjyer ata qe prisnin goditjen ne fund te merkatos. Te fillojme analizen me detaje.

Duke lene menjeane operacionet e vogla, Interi ka sjelle ne shtepi shtate lojtare. Te gjithe funksionale te prjektit te Mazzarrit. Per mbrojtjen, Campagnaro me 0 euro, po ashtu dhe Andreolli: dy blerje te mbyllura qe me perpara se te vinte tekniku toskan. Per me shume, dirigjentet zikalter moren si huazim Rolandon nga Porto (duke pare operacionin tjeter ne Chivu). Numerikisht, dhe jo vetem, mbrojtja duhet quajtur e kompletuar.

Por, diçka mund te mungoje ne mesfushe. Branca dhe Ausilio sollen ne shtepi vetem Taider, qe Mazzarri duhet ta formoje me durim qe te rritet sa me shpejt te jete e mundur. Per pjesen tjeter, kane qene te gjitha zera merkatoje. Nuk vjen asnje tjeter sepse nuk eshte gjetur akordi per largimin e Kuzmanovic (i cili refuzoi Premier League). Pas largimit te Obi dhe qendrimit te Olsen, tani pritet dhe rekuperimi i plote i Mudingayi.

Nese ka nje zone ne fushe ku shihet qarte dora e Mazzarrit, kjo eshte zona anesore. Golat dhe prezantimet e mira te Jonathan dhe Nagatomo po e tregojne kete. Por edhe ketu nuk mund te fshihet fakti qe kjo eshte varur nga aftesite e trajnerit per te rikthyer ne forme ate qe disa muaj me pare e konsideronin si deshtim. Ne fund nuk erdhi as Isla, as ndonje lojtar tjeter. Pereira qendroi ne Milano, duke bllokuar merkaton ne hyrje. Do varemi dhe nga perparimet e Wallace. Do mjaftoje?

Interi ka ndryshuar fytyre edhe ne sulm. Eshte larguar Cassano dhe Rocchi, kane ardhur Belfodil dhe Icardi. Investime te konsiderueshme, duke pare shifrat e shpenzuara per te sjelle ne shtepi dy lojtare me perspektiva interesante, por qe per momentin nuk jane siguri. Mbase do te behen ne te ardhmen. E verteta eshte se per momentin, Mazzarri preferon qe te dy ata ta nisin ndeshjen nga pankina (per ndeshjet e kampionatit), duke lene ne skene Palacion dhe Alvarez ne mbeshtetje te tim. Te gjithe ne pritje te Princit Milito.

Pra, nje merkato e pamjaftueshme dhe pa rreziqe. Edhe pse eshte e veshtire te shpenzosh kur buxheti eshte ai qe eshte. Mund te thuhet se Branca dhe Ausilio kanne ditur te mbajne ne skuader lojtaret e medhenj (Handanovic, Guarin, Ranocchia). Sigurisht qe ka ndihmuar mungesa ne kompeticionet europiane, por eshte e pamohueshme qe blerja e mire e Interi eshte ajo e marrjes se Walter Mazzarri nga Napoli. Do t’i takoje atij ta çoje Interin lart ne Serine A dhe te mbylle veshtiresite qe ka sjelle merkato. Per te, tani eshte rruga e duhur: shpresa e tifozeve te Interit dhe shoqerise eshte qe te vazhdoje keshtu.

BLERJET DHE SHITJET

BLERJE: Andreolli (Chievo, 0), Icardi (Sampdoria, 6), Campagnaro (Napoli, 0), Belfodil (bashkepronesi me Parma, 7,5), Wallace (Chelsea, p. 1,5), Taider (bashkepronesi me Bologna, 5,5), Carrizo (Lazio, 0), Rolando (Porto,0,5), Capello (bashkeprones me Bologna, 2,5).

SHITJET: Benassi (c, Livorno, p.), Cassano (a, Parma, p.), Stankovic (c, f.c.), Silvestre (d, Milan, p. 1), Laxalt (c, Bologna, p.), Mbaye (d, Livorno, p.), Bardi (p, Livorno, p.), Longo (a, Verona, p.), Donati (d, Leverkusen, 3), Caldirola (d, Werder, 2,25), Alibec (a, Bologna, p.), Schelotto (c, Sassuolo, p.), Obi (c, Parma, p.), Biraghi (d, Catania, p.), Romanò (d, Bologna, 1,25).

OPERACIONE TE TJERA:

Ne hyrje: Silvestre, marre nga Palermo, 6; Laxalt, nga Defensor, 2,3; Handanovic, marre nga Unidese, 8; Mudingayi, marre nga Bologna, 0,75; Caldirola, marre ngaBrescia, 0,75.
Ne dalje: Stevanovic, blere nga Torino, 1; Faraoni, blere nga Udinese, 0,5; Bianchetti, bashkepronesi me Verona, 0,5; Duncan, huazim tek Livorno.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.