Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Chiesa dhe Barella tek Milinkovic dhe Martial: ja te gjitha strategjite e Interit te Marottes

Nga Chiesa dhe Barella tek Milinkovic dhe Martial: ja te gjitha strategjite e Interit te Marottes
Ardis
  • On 19/11/2018, 20:58

Ardhja e Marotta-s tek Inter-i do te fuqizoje skuadren e Inter-it edhe persa i perket merkatos. Zbarkimi i drejtuesit te ri tek zikaltrit do te pershpejtoje procesin e italianizimit te ekipit, e ndertuar tashme nga Ausilio, me prurjet e Gagliardini-t dhe Politano-s.

ITALIANET“Ish administratori i Juventus-it beson shume ne ndertimin e nje grupi te forte me italiane dhe me kete formule ka mposhtur konkurrencen kur ishte tek Torino. E lehete te imagjinosh qe do te kerkoje te kaloje konkurrentet persa i perket lojtarit te Brescia-s, Tonali, por vemendje mbi te gjitha, edhe ndaj investimeve te mundshme per Barella-n e Cagliari-t dhe Chiesa-n e Fiorentine-s. Me tre talente te ketij niveli, Marotta dhe Ausilio do te kishin nje baze solide per nje 10 vjecar. Ne liste eshte edhe me Benassi me Biraghi-n”, raporton Corriere dello Sport.

LOJTARE TE LIRE (PA KONTRATE) – Mbas goditjeve ne merkato nga Ausilio, me De Vrij dhe Asamoah, me Marotta-n ne dy-tre muaj e ardhshem hulumtimet e zikalterve persa i perket lojtareve te luksit ne skadence kontrate mund te intensifikohen.

“Rabiot ishte nje ide e Marotta-s per Juventus-in, por tratativat me menaxheren e lojtarit jane komplikuar, kerkesat e larte dhe per me teper qe PSG nuk do qe ta humbase nje lojtar te tille. Vemendje edhe ndaj Ramsey, qe Arsenal kerkon qe ta shese ne fund te sezonit, dhe Ander Herrera, ne dalje nga Manchester United”.

LOJTARE TE MEDHENJMarotta ka kerkuar informacion per llogari te Juventus-it mbi Andersen te Sampdoria-s, qendermbrojtesi qe Ausilio po punon prej disa javesh. Asgje nuk eshte e lehte qe ne kete tratative te behen hapa perpara ne nje kohe te shkurter. Me largimin e mundshem te Miranda-s dhe integrimin e danezit, mbrojtja do te rinovohet persa i perket moshes mesatare. Hollandezi De Jong, eshte i rrethuar me te kuqe si riforcim te mesfushes, por qe pelqehet edhe nga klube te tjera te medha. Me pas eshte Modric, qe ne 2019 do te kete vetem nje vit ne kontraten me Real Madrid, dhe Milinkovic-Savic qe Marotta e kerkonte tek Juventus-i dhe qe kushton jo pak. Ne sulm vemendje ndaj Martial, por qe Manchester United do ta blindoje shume shpejt”, sic raporton Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.