Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,764 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Chievo tek Chievo, cfare shndrrimi total per Interin: ja shtate pikat e revolucionit zikalter!

Nga Chievo tek Chievo, cfare shndrrimi total per Interin: ja shtate pikat e revolucionit zikalter!
Inter Club Staff

Vetem 5 muaj me pare, ne ndeshjen e pare te kampionatit, Interi debutonte ne Serie A ne guiden e Frank De Boer, por duke e nisur kampionatin me nje 2-0 teper zhgenjyes per ambjentin zikalter ndaj Chievo Verones.

Nga ai 21 gusht, sic nenvizon Gazzetta dello Sport, bota zikalter ka ndryshuar komplet pamje dhe ka pesuar nje shndrrim total. Ne shtate pika, e perditshmja italiane shpjegon se si pas nje fillimi teper te dobet zikalterit jane rikthyer ne shina ne te gjitha kendveshtrimet:

TRANJERI – Ne 21 gushtin e shkuar, De Boer ishte nje interist i sapolindur 13 dite me pare. Kishte teper veshtiresi te orientohej se ku ishte dhe te bente ate shkeputjen me Roberto Mancinin. Ai beri menjehere nje gabim taktik: e hodhi skuadren ne fushe me nje 3-5-2 teper te rende per tu interpretuar ne fushe dhe deshtoi te tregonte se e kishte ne dore skuadren. Por ne fund erdho Stefano Pioli, me shume fuqizues se sa normalizues. Sic e tregon edhe mesatarja e pikeve ne Serie A qe prej ardhjes se tij: 2,28 per ndeshje.

MODULI – Me 3-5-2 qe hodhi ne fushe De Boer ndaj Chievos, kishte ne mendje te mbulonte mbrojtjen me dy te kalterit Eder dhe Candreva pikerisht si ne kombetare. Shkoi shume keq kjo prove. Ndersa me 4-2-3-1 aktuale te Piolit e cila po siguron edhe siguri ne mbrojtje por edhe mbeshtetje ne fazen sulmuese, Interi ka shkelqyer. Tani mer pjese edhe Icardi ne ndertimin e sulmeve, edhe dy mbrojtesat e krahut, trekuartisti (qofte ky Banega apo Joao Mario), nje nga dy mesfushoret por natyrisht edhe sulmuesit e krahut. Por ne asnje moment mbrojtja nuk mbetet zbuluar qe mbrojtesat te rrezikojne nje per nje me kundershtaret ne kundersulm.

LOJTARET – Me 21 gusht merkato ishte ende e hapur dhe ne fotofinish ne Pinetina erdhi Gabigol dhe mbi te gjitha Joao Mario “tutocampista” (lojtar i cili mund te luaje ne cdo pozicion ne mesfushe), dhe impakti ishte i menjehershem, sic e tregojne fitoret rresht ndaj Pescares, Juventusit dhe Empolit. Tani erdhi Gagliardini, nje benzine per mesfushen zikalter. Te shohim si do te shkoje, por premisat jane per mire.

HUMORI – Interi shkoi ne Verona me entuziazem dhe me pritshmeri te larta, pikerisht si ne diten e pare te shkolles, por problemet ishin pafund. Pervec problemeve teknike, kishte probleme me merkaton te lidhura edhe me Icardin dhe nje turne amerikan teper i lodhshem per skuadren dhe per Mancinin qe kishte shprehur pakenaqesien e tij. Tashme eshte e qarte qe me 12 pike ne 4 ndeshjet e fundit, skuadra ka mare frenat ne dore dhe ka kapacitet per te vazhduar te beje mire.

ADMINISTRATORI – Nje tjeter ndryshim radikal per sa i perket fillimit te sezonit ishte ai i largimit te CEO-s Bolingbroke dhe ardhjes se Liu Jun ne ate pozicion deri ne fundin e sezonit e deri sa te gjehet nje profil i duhur, mbase italian per ate pozicion. Mbi te gjitha erdhi nje njeri qe ka fuqine e ‘firmes’ dhe qe te punoje nga afer me Steven Zhang. Nga nje shoqeri ‘anormale’ e cila nuk kishte fuqine per te vendosur, tashme Suning ka bere qe klubi zikalter te funksionoje ne rregull dhe e pavarur nga Kina. Tashme zikalterit vendosin ne Milano dhe veprojne ne Milano.

SUNING – Sepse fatet e nje skuadre jane gjithmone te varura nga ata qe komandojne, qe do te thote, nje klub ka sukses nese ka drejtimin dhe menaxhimin e duhur nga pronaret e saj. Suning mori kohe per te studiuar situaten, me pas nderhyri duke zhvendosur perfundimisht afer skuadres ne Milano, Liu Jun dhe mbi te gjitha Steven, djalin e pronarit. Zhang Jindong. Steven punon cdo dite nga afer me drejtuesit zikalter (Ausilio, Gardini, Antonello) por ndjek skuadren gjithmone nga afer, nje tregues i qarte i seriozitetit kinez. E qarte qe forca e gjigandit nga Nanjig eshte mbi te gjitha ekonomike, por projekti eshte teper serioz, ambicioz dhe me e mira nga te gjitha: eshte afatgjat. Kjo nderlidhet me strategjine sportive qe Suning e ka bere te qarte se e ka nje te tille e kush perfiton me shume nga kjo? Natyrisht Interi.

PINETINA – Nese Zhang Jindong diti qe te nise ne 1996 nje dyqan qe shiste kondicionere per te krijuar njer perandori te veten qe faturon miliarda euro, nuk eshte per tu cuditur qe ka gjetur menyren edhe ti permbahet apo ti kaperceje pa u denuar rregullat e Fair Play Financiar te vendosura nga UEFA. Perballe nje situate ku klubi nuk mund te levizte asnje gisht ne merkato sepse rrezikonte shume, gjigandi kinez beri gati nje plan industrial per te gjalleruar financat zikalter nepermjet sponsorizimeve te ndryshme dhe arriti te rrise te gjitha te ardhurat duke e bere Interin nje nga klubet me te sponsorizuara ne Europe dhe duke kapur keshtu plotesisht parametrat e FPF. Pervec se Suning i ndryshoi emrin Pinetinas e cila tashme quhet ‘Suning Traning Center in memory of Angelo Moratti’, ata sollen shume para te freskta ne kasat zikalter. Kjo ishte nje levize qe nuk i pelqeu shume ish-pronarit Moratti, por nje levizje qe shpeton Interin nga cdo denim i mundshem nga UEFA dhe qe solli menjehere 15 milione euro. Nderkohe edhe shume aktivitete komerciale te tjera kane filluar dhe jane ne faze krijimi ne kine dhe itali per ta kthyer Interin ne nje nga klubet me te fuqishme nga ana ekonomike. Por te mos harrojme se sot ndaj Chievos nuk do te debutoje vetem Gagliardini, por edhe dhoma e re e zhveshjeve ne Meazza…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.