Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,366 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Figo tek Wesley Sneijder: Inter-Roma eshte perhere duel golash

Nga Figo tek Wesley Sneijder: Inter-Roma eshte perhere duel golash
Ardis
  • On 03/10/2013, 14:05

Eshte me te vertete nje duel golash i futbollit italian: Inter-Roma perhere ka dhuruar spektakel dhe emocione. Zikaltrit dhe verdhekuqte kane, per momentin sulmet me te mira te kampionatit. 16 jane golat e shenuar nga skuadra e Mazzarrit kunder 17 te formacionit te Rudi Garcias. Mbrojtjet respektive, gjithsesi, mund te mburremi se kemi numra te barabarte virtualisht: edhe ne kete klasifikim special kryeqytetasit jane te vetem ne krye te klasifikimit. Tre, ne fakt, heret qe ka pesuar gol Handanovic dhe vetem nje De Sanctis, e shenuar nga Biabiany ne Parma.

Interi dhe Roma perfaqesojne me te miren ne kete fillim kampionati te Serie A 2013-2014. Te dyja klubet vijne nga nje sezon i ngjashem, shume negativ, dhe nga nje faze stervitore verore te rikonstruktimit. Zikaltrit kane ndryshuar fale edhe ardhjes se Walter Mazzarrit, verdhekuqte kane gjetur ish teknikun e Lilles nje person ne gjendje te drejtoje nje grup te rinovuar.

Do te jete nje ndeshje ku skuadrat do te luftojne «koke me koke», duke kerkuar te shenojme me shume se tjetri, ose mund te shikojme nje ndeshje ku ne fazen mbrojtese do te tregohet kujdes shume i madh nga te dyja palet.

Historia e ndeshjeve Inter-Roma te kaluara te ben te mendosh se mund te ndodhe me shume hipoteza e pare. Te dyja shoqerite jane perballur me njera-tjetren, ne kompeticione te ndryshme plot 191 here. 84 here ka fituar Beneamata, ne 51 raste ka dale barazim dhe 56 ndeshje ka fituar Roma. Me 307 gola te interisteve dhe 250 gola te verdhekuqve. Numra e bejne kete sfide nje ndeshje klasike te futbollit italian.

Suksesi i fundit i zikalterve daton me 6 shkurt 2011. Dhe sic ka ndodhur shpesh nder vite, ka qene nje feste e vertete golash. Interi i Leonardos ka fituar 5-3. Dy precedentet e fundit te sezonit te kaluar, ne fakt jane ne favor te romanisteve. Ne kampionat formacioni i stervitur nga Zeman e permbys rezultatin 1-3 te drejtuar nga Stramaccioni, i cili humbi 2-3 ne ndeshjen e kthimit ne gjysemfinalen e Kupes se Italise.

Meqe ra fjala te kupat: Inter-Roma ne San Siro eshte shpeshhere e vlefshme me nje trofe. Ashtu si ndeshjen e finales se UEFA me 1991 (2-0 per djemte e Trapattonit). Ashtu si ne finalet e Kupes se Italise me 2004/05, 2005/06.

E paharrueshme, e pafundme, Superkupa Italiane e luajtur ne San Siro me 2006: Roma ne avantazh me tre gola dhe permbysja epike e 11-shes te Mancinit (Mancio Boys), dhe me nje goditje decizive te Figos ne kohen shtese qe e con rezultatin 4-3. Do te perjetojme emocione te tilla kete te shtune?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.