Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

431 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Firenze zbulojne: “Interi ben levizjen e papritur ne garen per Chiesa: ja detajet.”

Nga Firenze zbulojne: “Interi ben levizjen e papritur ne garen per Chiesa: ja detajet.”
Inter Club Staff

Ai eshte emri i kerkuar nga Antonio Conte si nje profil i vlefshem per Interin e se ardhmes por jo vetem.

Federico Chiesa shihet nga tekniku zikalter si perfekt per skemen e tij sepse ai ka projektuar nje transformim te tij ne krahun e djathte te mesfuishes.

Por me sa duket, sipas asaj qe thuhet sot ne qytetin e Firences nga disa media shume afer klubit Viola, pozicioni i Interit per Federico Chiesa ka ndryshuar totalisht.

Kete gje ne vecanti e tregon Corriere Fiorentino qe ilustron me detaje se si Interi nuk po lufton me siperpara disa javesh per djaloshin italian.

“Ceshtja Chiesa ne fakt ka mbetur pezull sepse ne kete moment Fiorentina nuk ka ndermend te ule kerkesat e saj poshte 70 milione euro.”

“Interi keshtu ka bere levizjen e papritur per te duke hequr dore dhe duke dale nga gara per te te pakten per momentin.”

“Vlersimi i bere nga Fiorentina per te cilesohet nga Marotta si aspak i afert me realitetin dhe kete gje ja ka bere me dije edhe drejtuesve te Fiorentines.”

“Me keto shifra, eshte e sigurt qe Chiesa nuk shkon ne Milano dhe Interi nuk do te beje asnje tentative per te. Por ne keto kohera pandemie te gjesh nje skuader qe paguan 70 milione euro per Chiesa, do te jete shume e veshtire edhe pse ai pelqehet nga Juventusi, Interi, Manchester United dhe Chelsea”, e mbyll shkrimin e saj Corriere Fiorentino.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.