Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,175 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Gabriel Jesus tek Witsel: situata e objektivëve në hyrje

Nga Gabriel Jesus tek Witsel: situata e objektivëve në hyrje
Rinor Sopaj

Tashmë është arritur marrëveshja me babanë-agjentin e belgut. Braziliani i magjepsur nga Inter

Jo vetëm Candreva. Interi po punon në merkaton në hyrje, duke u përqendruar edhe ne profile të tjerë në mesfushë dhe sulm:

“Për sulmin – sipas Gazzetta dello Sport – mbetet gjallë rruga që dërgon tek Gabriel Jesus. Suning do që talenti i Palmeiras të jetë goditja me perspektivë për Interin e ri. Lojtari është i magjepsur me projektin zikaltër, ku ai do ta kishte një rol qëndror, por në Spanjë vazhdon presioni nga Barcellona dhe Real Madrid. Në mesfushë, duhet filluar nga Brozovic (i cili pëlqehet në Angli, Liverpool në krye), mbetet aktuale edhe rruga që dërgon tek Axel Witsel. Ka pasur kontakte pozitive me agjentin dhe tashmë është arritur marrëveshja me të për një kontratë pesëvjecare me një pagë prej tre milionë eurosh për sezon. Problemi janë 22 milionët e kërkuar nga Zenit për belgun i cili ka edhe një vit kontratë me klubin rus. Për këtë fjala kyce mbetet tek shitjet”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.