Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

514 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Godin te nje TOP PLAYER: 7 shitje dhe 5 blerje! “Ne kete moment Marotta po degjon…”

Nga Godin te nje TOP PLAYER: 7 shitje dhe 5 blerje! “Ne kete moment Marotta po degjon…”
Inter Club Staff

Merkato e Interit ne kete moment eshte ne nje faze te ndalur.

Klubi zikalter eshte i detyruar qe te liroje ndonje vend ne skuader qe ti lere hapsire blerjeve te reja.

Edhe per ceshtje numerike por mbi te gjitha, per ceshtje bilanci. Per te kompletuar skuadren me blerjet qe Conte do, klubi duhet te heqe me pare lojtare qe jane jashte projektit.

Do te duhen plot shtate shitje per te blere 5 lojtare te rinj per te kompletuar skuadren zikalter ne kete moment.

Ne dalje nga skuadra e Interit jane Godin, afer Cagliarit, Joao Mario, Vecino, Canreva, Asamoah, Dalbert dhe Brozovic.

Por nuk eshte e thene qe ne merkato te mos futen edhe lojtare te tjere, duke pare se Interi eshte e gatshme te degjoje oferta per te gjithe.

Jane vetem 4 lojtaret qe konsiderohen si te pashitshem ne kete moment: Bastoni, De Vrij, Barella dhe Lukaku.

Te shtate ata jane shitje qe Interi po provon ti beje, 5 jane bleje qe i kerkon Conte.

I pari eshte Vidal, qe do te vishet shume shpejt zikalter dhe me pas Darmian qe me Parmen duket se eshte arritur nje marreveshje prej kohesh, nje lojtar i krahut te majte, nje sulmues rezerve dhe nje mesfushor qe do te bente mesufshen e Interit te arrinte nje nivel tjeter.

Ne kete moment Marotta po degjon te gjitha klubet e interesuara, por shihet se eshte shume e veshtire per te shitur lojtare. Me e veshtire se kurre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.