Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

641 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga i padeshiruar ne nje idhull per tifozet zikalter, ja sezoni i pare i Skriniar me Interin

Nga i padeshiruar ne nje idhull per tifozet zikalter, ja sezoni i pare i Skriniar me Interin
Bujar Berishaj

Milan Skriniar erdhi te Interi si nje lojtar i panjohur per shume nga tifozet e Interit. Pesimizmi dhe komentet negative per transferimin e tij ishin te shumta kudo neper rrjetet sociale. “Kush eshte ky?”, “23 milione euro per dike qe do te jete rezervist?”, “Bravo Ausilio, 23 milione ne kosh te plehrave”, “Deshtimi i radhes” ishin vetem disa nga ato.

Por Skriniar, me nje perulesi dhe karakter te forte ka arritur qe nga nje i panjohur te shnderrohet ne nje idhull per te gjithe tifozet zikalter. Nje lider si ne fushe ashtu edhe jashte saj. Ka vetem nje te keqe, emrin. Dhe nuk e pelqen ta therrasin ne emer.

Nje sezon i shkelqyer, nga ndeshja e pare deri tek e fundit dhe keshtu Milan arrin te kualifikohet ne Champions. Por jo ai Milani qe shpenzoi rreth 300 milione euro ne veren e kaluar. Gjoja per t’u kualifikuar ne Champions, gjoja per te perfunduar para Interit ne renditje. Pak rendesi ka, ‘passiamo alle cose formali’ do te thoshte Fassone. Keshtu, keto jane 10 momentet me te mira te sezonit te Skriniar me fanellen e Interit:

1. SA I FORTE ESHTE SKRINIAR?
Inter-Fiorentina, eshte ndeshja e pare e kampionatit ne Serie A dhe zikalterit debutojne me fitore ne sezonin e ri para nje publiku qe mbeshtet skuadren gjate gjithe kohes. Icardi dhe Perisic marrin vemendjen me golat e shenuar, por… kush eshte ai gjigandi ne mbrojtje? Sa i forte eshte? Eh, eshte Skriniar. Dhe po, eshte i forte. Shume i forte. Simeonen e mban ne xhep, Fiorentina nuk shenon asnjehere. Eshte vetem maja e nje ajsbergu, pjesen tjeter do e tregoj ne vazhdim…

2. KONFIRMIMI NE OLIMPICO
Eshte koha per Roma-Inter, nje super ndeshje vetem ne xhiron e dyte te kampionatit. Tifozet ne Olimpico do te shohin per 90 minuta nje perballje titanesh, Dzeko kunder Skriniar. Boshnjaku e fiton duelin e pare, vendasit udheheqin per 1-0. Por vetem kaq. Sepse ne skene del Skriniar qe se bashku me Mirandan ne mbrojtje tregojne soliditet dhe nje mur te veshtire per t’u rrezuar. Per pjesen tjeter kujdeset Icardi dhe Vecino. Interi kthehet ne Milano me tre pike dhe me vetdijshmerine qe ne skuader ka nje mbrojtes te madh.

3. KUR TE DUHET FAT… POR GOLI ESHTE AFER
Inter-SPAL eshte java e trete e kampionatit italian. Skriniar e nis serish si titullar dhe eshte autor i nje tjeter ndeshje shume te mire. Zikalterit arrijne te fitojne 2-0 dhe gjate ndeshjes nje goditje e fuqishme nga jashte zone e dridh traversen e Gomis. Eshte sllovaku Skriniar ai qe provon te shenoj nje super gol te cilin ia mohon vetem fati. Mekat. Por do te arrij shume shpejt. E ne anen tjeter dyshimet rreth cilesive te tij tashme jane vetem nje kujtim i larget.

4. GOLI I PARE ME INTERIN
Eshte java e katert dhe Interi luan si mysafir i Crotones. Nje ndeshje e veshtire dhe qe po vonon te zhbllokohet. Icardi, Perisic dhe Candreva tentojne te thyejne mbrojtjen vendase por eshte e kot. Crotone rrezikon porten e Handanovic here pas here por slloveni eshte ne diten e tij. Disa minuta para fundit ndeshja zhbllokohet… fal Skriniar. Pas nje rremuje te krijuar ne zonen e Crotones, mbrojtesi sllovak arrin te perfitoj me se miri dhe me nje goditje me te djathten e dergon topin lehtesisht ne rrjete. 0-1. Spalletti mund te marr fryme me lirshem. Dhe te falenderoj Skriniar.

5. DERBY DELLA MADONNINA, FITON MILAN… SKRINIAR
Ne javen e tete te kampionatit italian eshte koha per Derby della Madonnina. Inter dhe Milan perballen ne fushe te dyja ne kerkim te fitores. Por fitoren ne fund e gjen vetem Milan Skriniar me shoke. Ne nje ndeshje te cmendur dhe me plot gola Skriniar ben nje paraqitje shume te mire ne mbrojtje. Ne golat e pesuar fajet e tij jane zero. Per pjesen tjeter perkujdeset si zakonisht Mauro Icardi qe me tre gola i jep fitoren Interit. Nderkohe sllovaku tregon se prej cfare brumi eshte i bere.

6. SKRINIAR SI EX KUNDER SAMP POR NUK KA MESHIRE
Milan Skriniar luan ndeshjen e tij te pare kunder ish-skuadres se tij Sampdoria perballe publikut zikalter ne San Siro ne javen e 10-te ne kampionat. Nga nje korner pas krosimit te Candrevas eshte Skriniar ai i cili arrin te gjuaj ne porten kundershtare, Puggioni nuk arrin te intervenoj sic duhet dhe mbrojtesi shtyn topin ne rrjete. Gol, por nuk feston. Duart larte si shenje respekti per ish-skuadren e tij. Lojtaret e medhenje dallohen edhe nga keto detaje.

7. GOLEADA ME CHIEVON KA EDHE FIRMEN E TIJ
Inter luan kunder Chievos ne shtepi me 3 dhjetor te vitit te kaluar dhe arrin te fitoj me nje goleade prej 5-0 duke dhene spektakel edhe per tifozet ne tribuna. Do te jete nje fitore ne te cilen do te kontriboj serish Milan Skrinar. Eh, eshte nje mbrojtes por kush tha qe nuk di te shenoj? Interi po fiton 4-0 por per Skriniar duket se nuk mjafton. Rremben topin ne mbrojtje, perdor fizikun e tij per te dal para ne sulm dhe pret nje krosim nga Candreva te cilin e shtyn ne rrjete me koke. 5-0 dhe ‘manita’ per Chievon. Skriniar eshte thjesht fantastik.

8. NJE PERIUDHE E ZEZE POR SKRINIAR JEP SHKENDIJA
Inter 2-1 Bologna eshte fitorja e pare pas 8 ndeshje radhazi pa fituar asnjehere per skuadren e Spallettit. Ne stadiumin Giuseppe Meazza djemte e Spallettit presin Bolognan e Donadonit. Inter e nis mire duke shenuar me Eder por mysafiret barazojne me ish-interistin Palacio. Skriniar qe po luante nje ndeshje shume te mire arrin te jap shkendija edhe ne sulm dhe shprese per fitoren e Interit. Ne nje rremuje ne zone per pak sa nuk dergon topin ne porte per t’i dhene avantazhin Interit por menjehere pas tij eshte Karamoh ai qe shenon nga distanca per 2-1. Nje fitore e vuajtur por shume e rendesishme, dhe Skriniar eshte protagonist akoma.

9. RINGJALLJA E INTERIT KALON NGA SKRINIAR
Pas fitores me Bolognan, Skriniar me shoke humbin serish. Kete here kunder Genoas per 2-0. Nje moment i veshtire dhe ja qe per te kaluar momentet e veshtira duhet nje karakter i forte. E karakter te forte Skriniar ka per te shitur. Interi luan ne San Siro me Beneventon qe eshte e fundit ne klasifikim. Ndeshje qe nuk zhbllokohet asesi me Interin qe vuan edhe nga ekipi i De Zerbit. Por ja qe Skriniar vendos te thote mjafte me. Nje krosim te Cancelos ai vendos ta dergoj ne rrjete ne cdo menyre te mundshme. 1-0, Interi ne avantazh dhe i gjithe ambienti interist perjeton nje clirim. Ajo ‘Dai cazzo’ qe degjohet ne te gjithe stadiumin eshte ulerima e secilit prej nesh ne ato momente. Pas tij fitoren e vulos partneri i tij i mbrojtjes, Andrea Ranocchia dhe Interi mbyll ndeshjen.

10. DUHET PAK MILAN QE INTERI TE SHKOJ NE CHAMPIONS
Eshte keshtu. Duhet pak Milan qe Interi, pas 6 vite mungese, te arrij te shkoj ne Champions. Xhiroja e fundit ne Itali eshte Lazio-Inter qe do te percaktoj se kush do te marr vendin e katert qe siguron kualifikimin ne kompeticionin me te madh europian. Per zikalterit ose fitore… ose fitore, opsion tjeter nuk ka. Milan Skriniar arrin te luaj nje tjeter ndeshje te madhe, nga ai nuk kalohet. Grinte, karakter, teknike dhe klas. I tregon te gjitha. Pjesa tjeter e ndeshjes eshte histori qe tashme e njohim te gjithe. Por nese Interi ka arritur te kualifikohet ne Champions League shume prej meritave i takojne edhe Skriniar qe ka qene nje mur i pakalueshem gjate gjithe sezonit. Nje shembull ne fushe dhe jashte, nje shembull se si respektohet fanella te cilen e mban veshur. Dhe ai festim ne aeroport se bashku me tifozet tregon shume. Komenteve te veres se kaluar i eshte pergjigjur vetem ne fushe, pa folur shume jashte saj. Mund vetem te urojme qe do e kemi ne mesin tone edhe per shume vite te tjera. Lojtar si ai jane te rralle, shume te rralle…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.