Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,114 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Karius tek Bonucci: ja 11 lojtaret me te keqinj te 2018 te zgjedhur nga Marca

Nga Karius tek Bonucci: ja 11 lojtaret me te keqinj te 2018 te zgjedhur nga Marca
Inter Club Staff

Perpara disa ditesh ne Londer, Fifa ka dhene cmimin si “The Best” per Luka Modric. 

Kroati ka arritur qe me ne fund te rrezoje perandorine e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo qe as nuk moren pjese ne ceremonine e skuadres ideale te sezonit.

Por e perditshmja spanjolle Marca ka stiluar nje formacion te kundert me ate me te mirin ne bote: formacionin me te keq te 2018.

Shume jane surprizat ne kete formacion te vene bashke nga Marca. Shume nga keto lojtare kane nderruar skuader kete vere ne kerkim te nje rikonfirmimi pas nje sezoni per tu harruar.

Ja formacioni me i keq i sezonit nga Marca: 

Loris Karius, luante tek Liverpool por ka kaliar tek Besiktas kete sezon.

Real Madrid v Liverpool - Karius

Victor Lindelof. I kerkuar me force nga Mourinho, mbrojtesi suedez ka deshtuar ne Manchester. Vitin e kaluar e kerkonte edhe Interi por le te themi se zikalterit shpetuan nga nje blerje e deshtuar.”

Victor Lindelof, Manchester United

Leonardo Bonucci: Torino-Milano dhe Milano-Torino. Kjo eshte rruga e bere nga Leonardo Bonucci qe per nje sezon veshi fanellen e Milanit. Eksperienca e tij zgjati vetem nje sezon dhe ishte totalisht per tu harruar. U kthye perseri tek Juventusi.

bonucci milan

Benedikt Howedes. Numri 3 eshte numri perfekt, por jo ne kete rast. Kjo sepse 3 jane prezencat e tij me Juventusin. Ne vere u rikthye tek Schalke e cila e shiti perfundimisht tek Lokomotiva e Moskes.

howedes

Wesley Sneijder. I ardhur me shume entuziazem ne France, Sneijder me bluzen e Nice luajti vetem 8 ndeshje perpara se te transferohej tek Al-Gharafa ne Qatar.

Sneijder al Nizza

Tiemoue Bakayoko. I paguar 40 milione euro nga Chelsea, mesfushori francez deshtoi ne Angli. Pas eksperiences negative eshte transferuar ne Itali tek Milani ne huazim te thjeshte.

bakayoko chelsea

Mesut Ozil. Nje nga sezonet me te shemtuara te tij tek Arsenali ku ka qene nje nder me te dobtit. I avashte dhe i pergjumur.

Ganso. I ardhur ne 2016 tek Sevilla, braziliani u konsideronte ne Brazil si nje super talent por asnjehere nuk tregoi ne fushe aftesite e tij. Pas dy sezonesh te deshtuara eshte huazuar tek Amiens.

Ganso

Alexis Sanchez. I kerkuar per shume kohe nga Mourinho, kilieni ka deshtuar totalisht ne Manchester. I ardhur ne janar te 2018 eshte nje ceshtje tek United.

Sanchez

Kalechi Ihenacho. Per ta pasur ne skuadren e saj Leicester pagoi 25 milione euro por sezoni i tij i pare me ta ka qene nje deshtim. Vetem tre gola si sulmues qendre.

Kelechi Iheanacho

Luciano Vietto. I blere nga Atletico Madrid ne 2015, pas disa huazimesh u rikthye tek Atletico. Por me pas largohet nge huazim perseri. Vitin e fundit e kaoi tek Fulham. Ajo e Vietto eshte nje histori huazimesh me shume se sa golash.

Vietto

Tranjer: Jorge Sampaoli. Tranjeri me i deshtuar nga te gjithe duke mundur rivalet e Vincenzo Montella dhe Frank De Boer. Tranjeri qe drejtoi argjentinen eshte votuar si me i keqi nga te gjithe.

France v Argentina: Sampaoli

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.