Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

938 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Kili – Vidal e Nainggolan ne mesfushe por jo vetem: ja ekipi i Spallettit me “Il Guerriero”

Nga Kili – Vidal e Nainggolan ne mesfushe por jo vetem: ja ekipi i Spallettit me “Il Guerriero”
Bujar Berishaj

Arturo Vidal po afrohet me hapa te medhenje drejt Interit.

Mediet e ndryshme ne Itali tashme kane raportuar se Interi ka arritur nje marreveshje personale me lojtarin por edhe me klubin e tij.

Shifrat e nje marreveshje me Bayern Munich flitet te jete diku te pak a shume 20 milione euro kurse per lojtarin pritet te kete nje kontrate tre vjecare me 4,5 milione pa perjashtuar ndonje bonus te mundshem.

Keshtu per kete tratative tani flitet edhe ne Kili, vendin e lindjes se Arturo Vidal te cilin e quajne “Il Guerriero” qe ne shqip do te thote “Luftetari”. Mediat lokale atje tashme kane filluar te dizajnojne formacione te mundshme te Interin me kilenin ne mesfushe.

Dhe ne rast se tratativa mes klubit zikalter dhe Bayern Munich do te kete perfundimisht nje fund te lumtur atehere Spalletti do te kete ne dispozicion mesfushorin qe ne mesfushe pritet te luaj se bashku me Nainggolan dhe Brozovic.

Por jo vetem, ne Kili hipotezojne nje mbrojtje me tre ku Tele13 jep si titullar Miranda, Skriniar dhe prurjen e kesaj merkatoje me parametra zero Stefan De Vrij.

Ne sulm, mediat nga Kili i rezervojne nje hapesire dyshes argjentinase Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez, me kete te fundit qe ne miqesoret e ketij para-sezoni ka treguar paraqitje shume te mira ne minutat qe eshte aktivizuar.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.