Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Kili – Vidal refuzon oferten e Interit: ja detajet! Nderkohe Gardini deklaron: “Une nuk…”

Nga Kili – Vidal refuzon oferten e Interit: ja detajet! Nderkohe Gardini deklaron: “Une nuk…”
Inter Club Staff

Pasi ka qene nje nga lojtaret e ndjekur nga Interi veren e shkuar, duket se skuadra zikalter eshte ende e interesuar per lojtarin kilian qe luan ne radhet e Bayern Munich, Arturo Vidal. 

Dymbedhjete muaj me pare kishte qene Carlo Ancelotti, ne ate kohe teknik i bavarezeve qe e mbajti ish-lojtarin e Juves ne  Gjermani, por tani duket se aventura e lojtarit ne Bundeslige ka ardhur me te vertete ne fundin e saj.

Interi po e ndjek me kujdese dite pas dite situaten e tij dhe drejtori sportiv Piero Ausilio, sipas portalit kilian La Cuarta, ka kontaktuar me Arturo Vidal dhe i ka prezantuar nje oferte te rendesishme lojtarit.

Por me sa duket, Vidal e ka refuzuar menjehere oferten e Interit duke e konsideruar si shume te ulet ate.

Mesohet se Interi i ka ofruar lojtarit nje kontrate tre vjecare me 5,5 milione euro ne sezon si dhe opsionin per nje vit te katert.

Duket se ai pretendon nga skuadra e ardhshme rreth 8-9 milione euro ne sezon.

Portali La Cuarta vazhdon, dhe duket se ka komunikaur me drejtuesin e Interit, Giovanni Gardini duke i kerkuar lajme per kete tratative hipotetike, dhe pergjigjja e drejtuesit te Interit ka qene:

“Nuk mund as te konfirmoj, por as nuk mund te mohoj nje interesim te  Interit per Vidal sepse nuk eshte ne politiken e klubit qe te flasim per objektivat tone te merkatos.”

Keto fjalet te Gardinit te bejne te mendosh se dicka te vertete pas gjithe kesaj, ka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.