Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,347 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga lajmerimi i Morattit tek ai zyrtar: Kronika e nje dite historike…

Nga lajmerimi i Morattit tek ai zyrtar: Kronika e nje dite historike…
Donald Elmazi

Lajmerimi vjen si rrufe ne qiell te hapur: Massimo Moratti eshte tek dera e Saras, gazetaret afrohen ngadale, po bisedon me nje tjeter koleg. ‘Flasim per dicka tjeter’, thote duke qeshur. Do te ngjitet per tek zyrat e tij, me pas merr fryme thelle dhe vjen nje lajmerim papritmas:“Gjithcka e mbaruar”. Kameramanet akoma nuk kishin ndezur kamerat. I duhet te qeshe:” Po kemi firmosur gjithcka”. Ishte lajmerimi qe te gjithe prisnin prej kohesh.

DITA- E thote me gjysem zeri, ku si zakonisht, me shume se zakonisht preket kur flitet per shpirtin, pranon qe akoma nuk ka vendosur nese do qendroje ne presidence, flet per asamblene e jashtezakonshme, flet per nje komunikate te ardhshme. Me pas pershendet dhe hypen ne ashensor. Dhe nderkohe qe eshte lart, korridori i Galleria De Cristoforis mbushet: ka telekamera, fotografe, kroniste te cdo gazete, tifoze dhe kureshtare. Na pyesin:“Cfare po ndodh?”. “Moratti ka lajmeruar qe shiti Interin”, i pergjigjemi. “Atehere qenka nje dite e rendesishme,po qendroj”. Dhe rruga ngadale ngadale mbushet.

AKSIONI- Ne 13:40, kur presidenti del nga zyrat e tij, komunikata nuk ka ardhur akoma, por kronistet jane te gjtihe aty duke e pritur. Nguten per tek dalja e tij, eshte nje aksion, nuk mund te rrihet mes atyre zhurmuesve. Dhe Moratti shton:“Po, kemi shitur 70%. Ka akoma dhe disa detaje per te sistemuar. Por historia e familjes time me Interin nuk ka mbaruar. Do shohim nese eshte e nevojshme per te qene i afte ne vazhdimesi. Eshte edhe dikush tjeter qe do tregoje se eshte i mire, sigurisht”

NE DUAR TE SIGURTA- Mendon dhe e perserit, se kurre nuk do ta bente perndryshe, qe e la skuadren e tij ne duar te sigurta sepse nuk mund te bente ndryshe, sepse shpreson se duke kaluar nga duart e tij (shume) e dashur mund te ngrihet aty ku do ai dhe babai i tij me pare, e kane cuar.

ZYRTARIZIMI- Lajmerimi zyrtar vjen diku pas ores tre. Eshte histora e Internazionales, fjalet e presidentit, ato te Thohir dhe prezantimi i aksionereve te rinj:“F.C. Internazionale Milano S.p.A. (Inter) dhe aksionisti i mazhorances Internazionale Holding S.r.l., plotesisht e kontrolluar nga Massimo Moratti, kane firmosur sot nje marreveshje lidhese ne baze te te ciles, International Sports Capital (ISC), shoqeri ne pronesi indirekte te Erick Thohir, Rosan Roeslani dhe Handy Soetedjo, tre njerez te rendesishem biznesi indoneziane, do te behen aksioniste kontrolli te Interit me nje pjesemarrje prej 70% nepermjet nje rritje kapitali te rezervuar”.

RRENJET- Edhe Holding, e cila do te udheheqe skuadren zikalter qe sot e tutje, sjell ne emrin e saj fjalen Internazionale qe ne Milano dhe ne bote, per ate qe e shqipton e di sec thote, perfaqeson nje koncept, nje filozofi jete, nje menyre te qeni dhe te perkaturi qe nuk jane te njejta me te tjerat. Dhe kjo esence duhet ruajtur. Eshte gati nje projekt i ri, me nje model te ri, me aktore te rinj, me entuziasem te ri, personazhe te reja qe ne menyren e tyre do perpiqen te fitojne. Sepse eshte kjo ajo qe ben nje skuader. Do te jete nje Inter e paplote po qe duhet te lidhet me rrenjet e saj. Jane ato qe te kujtojne se kush je kur vijne dite qe behet historia. Ato te bukurat dhe te veshtirat se bashku. Si keto.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.