Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Moratti tek Thohir: indoneziani do trofe. Përshpejton në merkato për Yaya Toure dhe Dybala.

Nga Moratti tek Thohir: indoneziani do trofe. Përshpejton në merkato për Yaya Toure dhe Dybala.
Rinor Sopaj

Po të ishte akoma ai, karriga e tij prej presidenti, sot do t’i mbushte 20 vite. Massimo Moratti, përkundrazi, ka hequr dorë nga udhëheqja e shoqërise. Tani është Erick Thohir që ka dëshirë të filloj me fitore. “Në krahasim me paraardhësin e tij – shpjegon Corriere dello Sport -, Thohir ka pasur një qëndrim totalisht të ndryshëm. Në fillim, nuk është përfshirë shumë në merkato, me transferimin e lojtarëve të mëdhenj, por e ka menduar një plan për restaurimin e shoqërisë, me një bilanc që ishte i shënuar me të kuqe. Normalisht që duke e kujtuar të kauarën (Moratti bleu Ronaldon me 1997, 2 vite pasi e bleu klubin), dikujt mund t’i mbetet goja e hapur. Por duhet thënë se kur është dashur të investohet në një mënyrë konkrete, Thohir nuk është tërhjekur mbrapa. Investimi më më i madh, ka qenë ai i Hernanes në ditët e fundit të Janarit të 2014-ës. Por akoma më shumë ka lënë shenjë ndryshimi mjaft i kushtueshëm që ndodhi në stolin zikaltër, largimi i Mazzarrit dhe angazhimi i Mancinit. Me trajnerin toskan ishte e pamundur të vazhdohej më, por me angazhimin e Mancinit, Inter është rikthyer të mendoj si një ekip i madh. Kjo është vërejtur edhe në merkaton e fundit të me transferimin e Podolski, Shaqirit, Brozovic dhe Santon.

Një merkato e “rëndë”, që pati për obiektiv të bëj transferime që në të ardhmen do të mund të jenë baza e Interit. Kompletimi i dizajnimit do të arrijë kur Ausilio do ta marrë listën për “gjah”, që për momentin janë akoma shumë të vështirë për tu arritur.

“Me pozitën e tretë në kampionat Interi mund të rikthehet në Champions qysh në edicionin tjetër por këtë obiektiv mund ta arrijë edhe në qoftë se triumfon në Europa League – rikujton e përditshmja romane. Në këtë pikë, sulmi do të ishte i menjëhershëm. Endrrave i duhen hipoteza konkrete. Fillojmë me Yaya Toure që Mancini vazhdon ta citoj gjithmonë e me një frekuncë më të madhe që të mos ngjallë dyshime, dhe edhe më shumë nëse Mauro Icardi do të shitej, atëherë me siguri që do të fillonte sulmi për Dybala, ylli i Palermos, i cili po lidhet me një kalim në Premier League: me  Arsenalin i cili është i gatshem të investoj 40 milion. Në ndërkohë tashmë ka përfunduar transferimi i Murillo në mbrojtje dhe flitet për një afrim të mundshëm të Kenedy, 19 vjecari i Fluminese, protagonist në garat e Amerikës Jugore për moshat deri në 20 vjec”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.