Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,276 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Pirelli 13-14 milione: Thohir kerkon me shume. Ka nje oferte tjeter, vendoset brenda…

Nga Pirelli 13-14 milione: Thohir kerkon me shume. Ka nje oferte tjeter, vendoset brenda…
Ardi Deda

Pervec punes per rinovimin e kontratatve dhe kontratave te reja qe lidhen me futbolliste, nje nga problemet qe do te jete ne muajt e ardhshem ne tavolinen e punes se Thohir do te jete me siguri rinovimi i sponsorizimit Pirelli.

Manjati pothuajse me siguri do tia lere detyren Michael Bolinbroke, i cili tashme ka te njejten fuqi me Fassonen. Ditet e fundit Bolinbroke ishte ne garen e Formula 1 ne Monza ku ka patur mundesine te kete nje kontakt te pare me numrin nje te Pirelli Tronchetti Provera. Sipas Corriere dello Sport, te dy mund te shihen serish ne fund te muajit per te filluar diskutimin per zgjatjen apo jo te marreveshjes Pirelli-Inter.

Sot marreveshja parashikon qe ne arkat e Interit do te perfundojne 13-14 milione dhe kontrata do te skadoje ne qershor 2016. Por eshte e natyrshme qe per nje marreveshje te tille nuk mund te pritet momenti i fundit dhe keshtu punet mund te fillojne se shpejti

Rikthimi i  Thohir ne Itali ne fund te muajit per mbledhjen e keshillit te klubit do ti jape nje pershpejtim te metejshem diskutimeve. Prezenca e indonezianit do te jete mundesia ideale per te organizuar nje takim me Tronchetti Provera dhe per te sqaruar me tej ceshtjen.

Per kete ceshtje duhet kujtuar gjithashtu, qe Erick Thohir ka patur kontakte me nje ndermarrje te rendesishme aziatike, qe ka shfaqur shume interes per te lidhur marken e saj me ate te klubit zikalter. Pirelli mbetet ne pole postion duke pare partneritetin gati 20 vjecar me Interin. Nga turneu amerikan e me pas turnete qe jane organizuar se bashku jane bere me te shpeshta, si deshmi e nje raporti solid. Brenda pranveres se ardhshme ceshtja duhet te jete zgjidhur, ne nje menyre o ne tjetren, sepse kerkimi i nje marke te re te mundshme per tu vene ne fanelle mund te kerkoje disa muaj. Shifrat qe Inter pret jane ilustruar kur eshte pagezuar Inter Media and Communication, ose me sakte 16 milione euro per sezonin 2016-2017, 18 milione per dy sezonet e mepasshme dhe madje deri ne 20 milione euro ne 2020-2021.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.