Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,477 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Portugalia – Joao Mario i ka thënë ‘po’ Interit: e konsideron të përfunduar aventurën e tij në Sporting. Suning vendimtar?

Nga Portugalia – Joao Mario i ka thënë ‘po’ Interit: e konsideron të përfunduar aventurën e tij në Sporting. Suning vendimtar?
Rinor Sopaj

Oferta e parë, rreth 25 milionë euro, është refuzuar. Por përpjekjet në mes të Interit dhe Sportingut po vazhdojnë, me Joao Marion i cili po afrohet me Interin. Sigurojnë mediat italiane, konfirmojnë ato portugeze.

Sipas raportimeve të fundit, mesfushori tashmë i ka thënë po Interit dhe këtë gjë ia ka komunikuar edhe drejtuesve portugezë – e konsideron të përfunduar aventurën e tij tek Sporting. Numri 10 i kombëtares portuegeze, ka një pagë prej 600 mijë eurosh për sezon: një shumë e vogël në krahasim me klauzolën e lirimit që kap shifrën 60 milionë euro.

Konfirmohen edhe zërat të cilët tregonin për qëllimin e Interit për ta rritur ofertën, kështu duke i përmbushur kërkesat e klubit nga Lisbona me ndihmën e Suning dhe Jiangsu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.