Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,526 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Rodriguez deri te Berardi, ja kë po e ndjek Interi

Nga Rodriguez deri te Berardi, ja kë po e ndjek Interi
Rinor Sopaj

Interi tashmë ka filluar përgatitjet për merkaton e radhës. Përveç një mbrojtësi qendror, nga Manolas te De Vrij e deri tek Van Dijk, klubi zikaltër është në kërkim edhe të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe një sulmuesi anësor i cili mund të jetë një tjetër zgjedhje pos Perisicit dhe Candrevas.

MBROJTËSI I KRAHUT TË MAJTË – Për krahun e majtë po vlerësohen disa lojtarë me në krye Ricardo Rodriguezin e Wolfsburgut, me të cilin ka pasur kontakte edhe më herët dhe që sipas raportimeve të shumta zikaltërit kanë marrë aprovimin e lojtarit për një transferim në Milano. Pas përfaqësuesit të Zvicrës janë Darmian i United, i cili ka kohë që po vëzhgohet nga zikaltërit, dhe Wendell i Bayer Leverkusen.

SULMUESI ANËSOR – Kjo prurje shumë do të varet edhe nga largimet të cilat do të ndodhin dhe që do të jenë thelbësore për merkaton e verës. Duhet kualitet në sulm dhe një i cili mund të jetë një tjetër zgjedhje pos Perisic dhe Candrevas. Emrat të cilët po ndiqen nga Suning janë Berardi i Sassuolos dhe Bernardeschi i Fiorentinas. Te largimet, tashmë duket i sigurt ai i Brozovic dhe mbetet të vlerësohet Banega. Këto largime do hapnin rrugën për dy prurje të reja në mesfushën e Interit.

(Corriere dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.