704 views

Nga sot deri te shtunen 6 seanca stervitore: ja programi
Sic njoftohet ne faqen zyrtare ne web te klubit, skuadra do te zhvilloje 6 seanca stervitore duke filluar nga sot e deri te shtunen me 6 shtator. Djemte e Walter Mazzarri do te zbresin ne terrenin e “Angelo Moratti” kete pasdite, neser dhe te premten do te zhvillojne dy seanca stervitore, ndersa te shtunen eshte ne program nje stervitje ne mengjes. Nderkohe, te dielen me 7 shtator, skuadra do te shijoje nje dite pushim.