Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,012 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Spanja – Barcelona shume e nevrikosur me Interin: ja pse! Nderkohe oferte nga Tottenham?

Nga Spanja – Barcelona shume e nevrikosur me Interin: ja pse! Nderkohe oferte nga Tottenham?
Inter Club Staff

Nuk jane momente te thjeshta per Interin keto dite deri ne daten 30 qershor. 

Zikalterit duhet te rekuperojne 30-40 milione euro per shkak te Fair Play Financiar dhe jane bllokuar ne te gjitha tratativat hyrese ne pritje te perfundimit te kesaj date ku nderkohe duhet te shesin sa me shume.

Por nga ajo qe shkruhet sot ne Spanje, skuadra londineze e Tottenham Spurs eshte hedhur ne sulm per Rafinha Alcantara duke pergatitur madje edhe nje oferte per trekuartistin brazilian ne pronesi te Barcelones por qe ka qene ne huazim tek Interi ne gjashte muajt e fundit.

Spanjollet e Barces duket se jane shume te nevrikosur me Interin sepse zikalterit nuk e blene ate ne perfundim te huazimit, ndryshe nga sa i ishte premtuar ne rast te kapjes se Champions League.

Nese klubi milanez nuk do te gjente nje marreveshje me blaugranat brenda kesaj jave, atehere Barcelona do te degjoje skuadrat e tjera per lojtarin dhe Spursat me sa duket jane shume te gatshem te rrembejne sherbimet e lojtarit te datelindjes 1993 qe vazhdon te prese sinjale nga Milano.

Kete gje e tregon e perditshmja spanjolle Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.