Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

883 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Spanja – E pabesueshme por Rafinha fale Interit qendroi ne fushe plot 37 minuta i demtuar

Nga Spanja – E pabesueshme por Rafinha fale Interit qendroi ne fushe plot 37 minuta i demtuar
Inter Club Staff

Eshte fiksuar edhe data dhe vendi i operacionit per Rafinha Alcantara. 

Ai ka qene viktime e nje demtimi teper te rende: thyerje e ligamenteve te gjurit te majte.

Ashtu si ishte komunikuar nga Barcelona, mesfushori brazilian do te operohet nga doktori Ramon Cugat dhe sipas parashikimit te mjekeve te Barcelones, ai do i nenshtrohet operacionit te marten e 4 dhjetorit.

Koha e rekuperimit nuk do te behet me dije nga klubi katalanas, por gjithcka tregon se ish-lojtari i Interit duhet te qendroje jashte fushave te lojes per gjithe pjesen e mbetur te sezonit.

Por lojtar, gjithmone sipas asaj qe thote gazeta Sport, ka luajtur plot 37 minuta loje ne fushe me ligamente te thyera te gjurit te majte.

Gjithcka kjo fale punes qe ai ka bere ne Itali dhe e perditshmja spanjolle shpjegon:

“E gjitha fale Interit. Rafinha ne Milano ka pasur nje program rekuperimi shume te mire qe e ka vazhduar edhe ne Barcelone.”

“Me sa duket, ai ka nisur qe ne kohen e tij tek Interi nje lloj stervitje qe do i jepte mundesi te luante pa probleme edhe pse me dhimbje dhe me nje demtim teper te rende.”

“Doktorat e Interit kane bere nje mrekulli me te por tashme nuk ka rendesi. Ai do te operohet sepse gjuri ka nevoje per nderhyrje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.