Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,053 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Spanja – Gati sulmi i Real Madrid per Icardin: ja shifra qe do te ofrohet nga Perez

Nga Spanja – Gati sulmi i Real Madrid per Icardin: ja shifra qe do te ofrohet nga Perez
Inter Club Staff

E ardhmja e Mauro Icardit mund te jete me te vertete larg Interit dhe duke pare zhvillimet e fundit nuk duket si dicka e pamundur e gjitha kjo. 

Situata e ish-kapitenit te Interit nuk ka gjetur ende nje zgjidhje dhe nese nuk zgjidhet ne ditet ne vazhdim, rruget e Mauros dhe Interit mund te ndahen pergjithmone ne vere.

Pas sulmuesit zikalter eshte vene Real Madrid dhe sipas lajmeve nga Spanja ata jane ne pole position per te siguruar sherbimet e tij.

Juventusi gjithashtu eshte shume e interesuar per te, por Interi nuk do te pranonte kurre ta shiste tek kundershtaret historik me perjashtim te ndonje rasti kur ne kembim te vinte Dybala.

Por le te rikthehemi tek lajmet nga Spanja: sipas te perditshmes madrilene AS, disa perfaqeesues se Real Madrid kane folur tashme me Interin qe javen e kaluar dhe klubi zikalter ka vendosur cmimin per Icardin dhe i ka thene Realit se 80 milione mjaftojne per ta transferuar ne Madrid.

Mendohet se do te jete pikerisht kjo oferta qe do e largoje njehere e pergjithmone Mauron nga Milano.

Por te mos harrojme se pas tij eshte edhe Napoli dhe kjo gje mund te beje qe cmimi te rritet edhe pak me shume per Realin edhe pse dicka zyrtare deri me tani nuk ka pasur.

Nderkohe qe pritej te zhvillohej nje takim ndermjet perfaqesuesve te Realit gjate javes se kaluar, ardhja e Zidane ne pankinen e Real Madrid ka prishur pak planet e te gjitheve duke e shtyre kete takim. Tek deshirat e Zidane i pari eshte Harry Kane i Tottenham por nese nuk do te arrihet dot tek ai, Mauro Icardi shihet si personi i duhur dhe sipas AS shanset qe ai te vishet me bluzen e Realit ne vere jane goxha te larta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.