Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

958 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Spanja – Inter, alarm i kuq, Real Madrid po mendon per Brozovic pas largimit te Kovacic: ja detajet

Nga Spanja – Inter, alarm i kuq, Real Madrid po mendon per Brozovic pas largimit te Kovacic: ja detajet
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nder me te miret e gjysmes se dyte te sezonit me Interin dhe nje protagonist absolut i kombetares se tij ne Boterorin e Rusise. 

Po flasim per Marcelo Brozovic, lojtarin zikalter qe sot eshte rikthyer ne Pinetina per tu stervitur kater dite me heret nga sa ishte parashikuar.

Duket se Epic Brozo eshte lojtari i fundit nga kampi i Interit qe eshte lakuar per nje largim te mundshem dhe ajo qe thuhet ne keto minuta ne Spanje eshte e bujshme.

Po, sepse sipas asaj qe shkroi pak minuta me pare sajti i njohur defensacentral.com, Real Madrid ka vene syte tek mesfushori i Interit per te zevendesuar Mateo Kovacic i cili do te largohet nga Madridi me destinacion Londren ku do te shkoje per te veshur fanellen e Chelsea.

Brozovic eshte nje autor i nje boterori shume te mire dhe shihet nga Spalletti si i pa zevendesueshem. Pikerisht Boterori ne Rusi i dyfishoi vleren e kartonit kroatit.

Brozovic bashke me Modric ishin dy nder me te miret ne Boteror (cfare rastesie, Interi eshte shume afer numrit 10 te Realit).

Sipas medias spanjolle, Marcelo Brozovic eshte ne krye te listes se lojtareve qe kerkon Real Madrid.

Ne kete liste perfshihet edhe Hector Herrera i Portos, Ander Herrera i Manchester United dhe N’Golo Kante i Chelseas.

Brozovic ka gjithashtu nje klauzole prej 50 milione eurosh ne kontraten e tij me Interin, por qe ka skaduar tashme sepse eshte e vlefshme vetem 15 ditet e para te korrikut. Nese ne janar 50 milione euro per Brozovic ishin dicka e paimagjinueshme, ato sot duken pak.

Gjithesesi, Interi ka ndermend qe te rinovoje kontraten e tij dhe ose do i hiqet klauzola nga kontrata ose do i shumefishohet. Gjithmonese nese ne keto dite te mbetura te merkatos nuk vjen me te vertete ndonje oferte e parezistueshme nga Real Madrid.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.