Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

733 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Turqia – Interi eshte shume e interesuar per mesfushorin e Besiktas: gati nje oferte e majme?

Nga Turqia – Interi eshte shume e interesuar per mesfushorin e Besiktas: gati nje oferte e majme?
Inter Club Staff

Ausilio po shikon nga te gjitha anet se si te perforcoje skuadren zikalter per sezonin e ardhshem. 

Interi do te luaje ne tre fronte te ndryshme: Kampionat, Kupe Italie dhe Champions League dhe Luciano Spalletti deshiron qe te kete nje skuader me sa me shume alternativa, sepse me 11 lojtar, nuk mund te luash dot gjithmone.

Pikerisht kjo eshte arsyeja qe drejtori sportiv i Interit po udheton shume dhe ka shume lojtare ne vazhgim, sepse po kerkohen profilet e duhura qe mund te pershtaten mire dhe shpejt ne Milano.

Qe Interi po kerkon nje mesfushor per sezonin e ardhshem, kjo gje nuk eshte me nje sekret dhe eshte marre vesh edhe ne Turqi qe kane shkriar per kete.

Image result for arslan besiktas

Eshte e perditshmja Takvim e cila tregon se Interi ka vene syte mbi Tolgay Arslan, ditelindja e 1990, lojtar gjerman me nje te kaluar tek Hamburgu.

Por zikalterit nuk jane te vetmit te interesuar per lojtarin, sepse edhe Roma e kerkon lojtarin bashke me Cardiff.

Keta te fundit flitet se kane gati nje oferte prej 10 milione eurosh per lojtarin, por sipas Takvim, Interi eshte ne gjurmet e lojtarit dhe nese vendos ta bleje, dot e beje nje oferte me te majme se sa skuadra Angleze.

Ne kete rast, zikalterit do te ofronin 11-12 milione euro per kartonin e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.