Nga Turqia – Prapaskene, Zanetti i ka kerkuar Galatasarayt dhe Terim talentin e ri turk: ja detajet
Mbrapaskene merkatoje qe vjen direkt nga Turqia. Gjate tratativave qe kane cuar ne shitjen e kartonit te Yuto Nagatomos tek Galatasaray, trajneri verdhekuq Fatih Terim ka ftuar ne Stamboll zevendes presidentin e Inter-it, Javier Zanetti per te finalizuar detajet e tratativave.
Ne mbremjen perpara se te mbylleshin tratativat, te dy kane pasur nje takim per darke, dhe ne diskutim e siper, eshte shfaqur interesi i Interit per zbulimin e fundit ne shtepine Cimbom, persa i perket qender mbrojtesit 18 vjecar Ozan Kabak.
Ne vendin e tij ai konsiderohet si diamant i futbollit turk, dhe kete sezon ka performuar 4 ndeshje ne Super Lig. Le te zbulojme pak me shume se kush eshte qendermbrojtesi turk:
OZAN KABAK
Datelindja: 25 Mars 2000
Vendlindja: Ankara
Mosha: 18 Vjec
Gjatesia: 1.85 m
Kombesia: Turk
Roli: Mbrojtes/Qender mbrojtes
Fillimi i kontrates: 1 Korrik 2018
Mbarimi i kontrates: 30 Qershor 2020