Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,241 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga zero deri ne dhjete – ‘Chapeau’ per 10-en, mbrojtja vlen zero. Per Guarin 9′ zemerim

Nga zero deri ne dhjete – ‘Chapeau’ per 10-en, mbrojtja vlen zero. Per Guarin 9′ zemerim
Bujar Berishaj

Inter e fillon me nje 7-0 kunder Sassuolos pas pushimit te kombetareve dhe hesht menjehere kritikat e para te maturuara pas barazimit pa gola kunder Toros se Venturas. Ri-perjetojme bashke ndeshjen e Meazzas ne statistikat me te rendesishme te ndeshjes me rubriken ‘Nga zero deri ne dhjete’.

ZERO – Golat e pranuar nga Interi ne 4 ndeshjet e para zyrtare. Kundershtaret nuk kane qene shume te sigurt, por kjo eshte nje rritje e madhe e besimit duke pare tour de force qe e pret Interin, duke konsideruar mungesen e Vidic ne qender te mbrojtjes.

NJE – Edhe pse nuk ka luajtur ndeshjen me te mire me fanellen zikalter, Hernanes dhuron nje asist per Osvaldon qe realizohet menjehere. Edhe kur nuk shkelqen aq sa ka kapacitet, Profeta i gezon tifozet e Interit.

DY – Golat per Pablo Osvaldon. Jo keq per nje debutim ne San Siro per nje lojtar qe eshte rekuperuar tamam ne kohe per ndeshjen kunder Sassuolos. Nese kesaj i shtohen dy asistet per Kovacic dhe Guarin, Mazzarri ka tandemin e tij efikas ne pritje te rekuperimit te plote te Palacio.

TRE – Jane sulmuesit qe vendosen nga Mazzarri ne cerekun e fundit te ndeshjes kur Palacio futet ne loje dhe se bashku me Osvaldon dhe Icardin ri-dizajnojne Interin me nje 4-3-3, i kerkuar shume here nga tifozet dhe Thohir.

KATER – Deri ne perfundimin e 45 minutave e pare ne te cilat Inter ka bere 4 gola per te mbyllur ndeshjen kunder Sassuolos qe dukej vetem si nje stervitje e hapur per 40 mije spektator ne debutimin sezonal te zikalterve. Hera e fundit qe pjesa e pare u mbyll keshtu ishte kunder Palermos, por nuk ishte shume e qete…

PESE – Per tu mos u ngazellyer shume, i kushtojme 5shen Juan Jesus qe kunder Sassuolos ka qene me pak brilant nga ekipi. Vuan me shume se njehere ne fazen e mbrojtjes duke kryer disa mendjelehtesi. Asgje per tu shqetesuar, edhe pse: biondi Juan ka kohe per te harruar kete prove gjate sezonit ne vazhdim.

GJASHTE – Goditjet ne porte te Icardit qe e mbyll me nje realizim te suksesshem prej 50% duke firmosur nje triplete qe tifozet zikalter nuk e shohin prej 2012 kur ate e ben Milito ne derby kunder Milan, duke e bere ate gjithnje e me shume pjese perberse te historise se Inter. Nje shenje e mire per Mauriton.

SHTATE – Pas shtate golave te sezonit te kaluar, Inter kete vit zgjedh perseri Sassuolon si viktime te preferuar me nje rezultat tenistik qe i ve ne qetesi te gjithe ata qe i konsideronin verdhezinjte si problem per zikalterit, nje prej te forteve eshte edhe Zaza qe e ka lane rrezikshmerine e tij ne Coverciano.

TETE – Nuk eshte saktesisht numri i Medel ne fanelle, por ne debutimin e tij ne San Siro kishte pamjen e numrit 8 milanist te Gattusos qe per vite te tera i ka ndjekur kundershtaret e tij dhe i ka bere ata qe te ndjehen ne nje prani te rende ne faze te vendosjes se lojes. Per tu theksuar edhe ajo qe kileni ka qene shume aktiv ne azen e ndertimit duke regjisturar 101 prekje te topit gjate ndeshjes dhe 94 pasime totale.

NENTE – Mire se vjen Guarin. 9 minuta pas hyrjes se tij kolumbiani futet ne tabelen e ndeshjes me nje gol dhe nje asist per te kompletuar ri-hyrjen e nje arme shtes per Interin ne kete sezon. Kishte premtuar qe zemerimin ta kthente ne performance ne fushe, dhe e ka mbajtur fjalen.

DHJETE – Zoterinj, ulini kapelet. Mateo Kovacic merr duartrokitjet ne skene te ndeshjes e pare ne kampionat: asiste, gola dhe loje kualiteti qe i japin atij nje ovacion ne kembe. Tifozet e Interit do ta gezojne kroatin perderisa nuk vjen ndonje sheik me nje qek me shume zero per ta marr nga Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.