Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,030 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Boom Boom Icardi, kater “new entry” dhe nderhyrjet e Agazzi-t.

Nga Zero ne Dhjete – Boom Boom Icardi, kater “new entry” dhe nderhyrjet e Agazzi-t.
Ardis
  • On 30/09/2013, 11:16

Cagliari frenon Interin ne rrugen per te kapur vendin e pare fale nje gjuajtje te Nainggolan te devijuar nga Rolando. Mazzarri duhet ti besoje vetem nje sulmuesi por jane te shumta idete “numerike” te kesaj ndeshje: te analizojme ndeshjen Cagliari-Inter nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Fitoret e Interit kunder Cagliarit qe kur luhet ne Trieste: ne dy precedente nje humbje dhe nje barazim; barazim edhe dje. Qe nga 2010 qe Interi nuk fiton ne transferte kunder Cagliarit. Valle eshte mallkimi i “Rocco-s”?

NJE – Ai gol i pesuar ne Trieste nga Cagliari eshte e para e rregjistruar ne transferte nga Interi ne kete kampionat, derime tani te vetmit gola te pesuar ne San Siro jane ne ndeshjet kunder Juventusit dhe Fiorentines.

DY – Eshte e dyta here ne kete kampionat qe Interi permbyset nga rezultati favorit. Ka ndodhur ne San Siro kunder Juventusit qe mbaroi 1-1, ashtu sic mbaroi dje ndeshja kunder Cagliarit. Dy edhe golat e Icardit qe ka vene firmen e tij ne te dyja ndeshjet qe kane dale te dyja barazim.

TRE – Gjuajtjet e Cagliarit ne porte, nje prej tyre solli edhe barazimin per kuqeblute. Gjysmen e numrit te gjuajtjeve ne krahasim me te Interit ne drejtim te portes se Cagliarit, qe per fat te keq nuk arriten te sjellin fitoren. Tre edhe golat e pesuar nga Interi ne gjashte ndeshje te kampionatit.

KATER – Te rinjte ne formacion te hedhur nga Mazzarri qe nga fillimi ne krahasim me precedentet e pare: behet fjale per Kovacic, Rolando, Belfodil dhe Pereira. Per Rolandon ishte debutim me bluzen e Interit. Per shkak te kalendarit te kampionatit, trajneri ka qene i detyruar te zgjedhe nje modul Turn Over. Por kater edhe numri i Nainggolan, i ndjekur prej kohesh nga Interi dhe qe dje i ka marre dy piket skuadres zikalter me golin e tij.

PESE – Nderhyrjet decizive te Agazzi-t, pritjet, daljet dhe prishjet e aksioneve. Portieri i Cagliarit, dje nga me te miret, gezohet shume kur shikon zikalter. Edhe kesaj rradhe ka kontribuar ne menyren me te rendesishme duke sjelle nje pike per shoket e tij.

GJASHTE – Ndeshjet zyrtare te Interit pa humbje, praktikisht nje fillim kampionati prej te pamposhturi. Dhe po te mos ishte fat i keq ne ate devijim te Rolandos do te flisnim per 5 fitore dhe 1 barazim, bilanc shume ekzaltues…

SHTATE – Vota qe i japim Mazzarrit per se si arriti te lexonte ndeshjen duke e sjelle ne favorin e tij me futjen e Icardit dhe Palacios, qe i dhane nje dore Interit duke sjelle golin e avantazhit. Edhe njehere trajneri tregoi si di shume se si ti spostoje ose i nderroje ushtaret e tij ne fushen e shahut.

TETE – Minutat qe Interi u gjend ne avantazh, dhe per momentin ne krye te klasifikimit ne pritje te Romes, perpara se goli i Nainggolan te sillte ndeshjen ne barazim dhe zikaltrit me kembe ne toke.

NENTE – Serish, si kunder Juventusit, numri i bluzes se Icardit. Serish, si kunder Juventusit, hyn ne fushe nga pankina dhe shenon. Nje lojtar perhere e me shume i rendesishem per skuadren qe mbase shume shpejt mund te marre cmimin e titullarit. Edhe pse duke hyre ne fushe nga pankina, e di shume se cfare duhet te beje.

DHJETE – Numri i bluzes se Kovacic, ajo qe ne cdo skuader peshon me shume. Per 90 minuta artisti i vogel nuk ka zhgenjyer, ka dhene topa optimale dhe ka treguar qe eshte akoma deciziv per kete Inter. Nje shigjete me shume ne harkun e Mazzarrit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.