Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete: Deficiti i rendesishem, gabimet arbitrare dhe minutat midis nderrimeve.

Nga Zero ne Dhjete: Deficiti i rendesishem, gabimet arbitrare dhe minutat midis nderrimeve.
Ardis
  • On 16/12/2013, 13:34

Kunder Napolit vjen humbja e dyte sezonale per Interin, dhe kesaj rradhe rezultati rendon shume ne klasifikim. Te riperjetojme sfiden e San Paolos ne statistika… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Tifozet qe e kane pranuar Mazzarrin, fillimisht si kundershtar, me fishkellima te shumta. Fishkellima mosmirenjohese per nje trajner qe ka marre nje Napoli ne gjysmen e klasifikimit, e rigjalleroi nga deshtimi, dhe e ka cuar ne majat e futbollit italian duke i rritur vleresimin per futbollistet dhe duke i rritur prestigjin klubit.

NJE – Kunder Napolit vjen penalltia e pare e pritur nga Handanovic, i cili ka famen e pritjeve te penalltive por deri ne keto momente, ne 2 precendente, eshte dorezuar perpara sulmuesve nga goditjet prej pikes se penalltise (Rossi dhe Totti). E katerta penallti ne disfavorin e Interit per kete vit, nderkohe nje penallti eshte neutralizuar nga Carrizo ne Torino dhe bilanci flet shume qarte: 0 ne favor, 4 kunder.

DY – Dy here ka arbitruar Tagliavento Interin kete vit, e dyta humbje e shoqeruar me polemika. Kunder Romes akordoi nje penallti per nje faull jashte zone te Pereira mbi Gervinho, kesaj rradhe kartoni i kuq i Alvarez dhe nje penallti e mosakorduar mbi Palacion.

TRE – Gabimet e renda te Tagliaventos ne dem te Interit: nuk shikon nje faull mbi Palacion dhe nuk akordon penallti (per me teper akordon faull kundra), dhe nje shtyrje ne fushe ndaj Taider nga Inler. Dhe ajo me e qarta eshte kartoni i dyte i verdhe ndaj Alvarez qe i kushton te kuqin dhe kushtezon ndeshjen.

KATER – Golat e pesuar te Interit ne San Paolo kunder Napolit, deficiti me i rende ne kete sezon: deri me tani humbja me e madhe ishte kunder Romes ne shtepi 3-0. Thirrje urgjente per te rregulluar dicka ne paketen e mbrojtjes.

PESE – Sekondat qe kaluan nga futja ne fushe e Pandev tek penalltia e shkaktuar nga Ranocchia ne zone. fat i madh qe Handanovic ja mohon gezimin e golit ish-futbollistit te Interit.

GJASHTE – Here qe Napoli gjate ndeshjes gjendet ne superioritet numerik per shkak te ndeshkimit te kundershtarit me karton te kuq ne kete kampionat.

SHTATE – Minutat qe mbeten deri ne fund te ndeshjes, futet ne fushe Icardi, qe midis demtimeve dhe eventeve te gossip, me fund rikthehet ne fushe. Nje rekuperim qe, duke pare edhe mbremjen negative, kalon pa u vene re.

TETE – Golat e pesuar nga Interi ne tre ndeshjet e fundit: 1 kunder Sampdorias, 3 kunder Parmes, 4 kunder Napolit: nje statistike shqetesuese, nje hemoragji ne te cilen Mazzarri nuk po arrin ta ndaloje.

NENTE – Minuta qe nga fillimi i ndeshjes ne momentin qe numri 9 i Napolit, Higuain, shenon golin e avantazhit. NENTE jane dhe minutat nga kartoni i kuq i Alvarez ne golin e katert te Napolit e shenuar nga Callejon.

DHJETE – Sulmet e Napolit ne porte kunder gjashte te Interit. Ne dhjete gjuajtje te Napolit ne porten e Interit arriten te shenonin kater here. Nje efikasitet i nivelit te larte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.