Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

857 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Dopio 8, minutat e Icardit dhe kujtimet e pelqyeshme.

Nga Zero ne Dhjete – Dopio 8, minutat e Icardit dhe kujtimet e pelqyeshme.
Ardis
  • On 16/02/2014, 15:30

Fitorja e dyte e njepasnjeshme e Interit, kesaj rradhe akome me shume bindese dhe e rendesishme ne krahasim me ndeshjen kunder Sassuolos sepse eshte marre nje fitore e rendesishme ne nje fushe te veshtire kunder nj formacioni me kualitet. Shume elemente interesante qe do ti analizojme si zakonisht… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Ndeshje prej titullari per Icardin ne kete kampionat: nente ndeshje per te, te gjitha i ka nisur nga pankina. Do te ishim kurioz ta shikonin se si do te ishte performanca e tij qe nga minuta e pare.

NJE – Nese Interi shpeshhere vuan nga gabimet e arbitrave ne disfavor dhe shume penallti jo te akorduara kete vit, ne te njejten menyre per ndershmeri intelektuale eshte e nevojshme te permendet se goli i dyte i Interit i shenuar nga Icardi ishte pozicion jashte loje, edhe e dukshme, mbase edhe nje meter. Nuk ka ndonje problem se pranohet, ndonjehere fati kalon edhe nga keto ane, por bilanci i gabimeve vazhdon te thellohet akoma me shume…

DY – Ndeshjet e luajtura nga Samuel dhe blerje e re Hernanes: mund te jete nje rast por kjo statistike perputhet me dy fitoret e Interit, njeri me bindes se tjetri.

TRE – Interi ndeshkon Franchi-n ne Firenze tre vite qe nga here e fundit, me te njejtin rezultat 2-1. Tre edhe golat e realizuar ne kampionat nga Icardi, te gjitha i ka nisur nga pankina. Nje impakt thuajse perhere deciziv i tiji mbi ndeshjen.

KATER – Nga shume elemente dinjitoz qe ndeshja ne Franchi dhuroi, me shume lojtare te huaj ne fushe, vihet re edhe perballja midis Samuel dhe Mario Gomez kater vite me pare mbas sfides Inter-Bayern Munich te Champions League e fituar nga zikaltrit. Nje kujtim shume i pelqyeshem qe i ka buzeqeshur serish edhe njehere il Muro.

PESE – Inter kthehet tek fitoret mbas 5 humbjesh te njepasnjeshme, duke perfshire edhe Coppa Italia: 2-4 ne Napoli, 0-1 kunder Lazios, Udinese (Coppa Italia) dhe Genoa (Serie A) dhe 1-3 ne Torino kunder Juventusit.

GJASHTE – Ne 22 precedente midis Mazzarrit dhe Fiorentines dje ka ardhur suksesi i gjashte i teknikut toskan, ne 9 raste ka perfunduar ne barazim dhe 7 here ka fituar Fiorentina.

SHTATE – Si numri i ndeshjeve zyrtare, duke perfshire e dhe Coppa Italia, qe Palacio duhet te priste perpara se te kthehej tek goli, ai goditje me thember ne derby kunder Milanit.

TETE – Do te jete numri i Hernanes, qe ka zgjedhur dopio 8 duke ditur qe ate numer e ka marre Palacio: dopio 8, dopio Hernanes dhe dopio fitore. Qekur eshte futur ne mesfushen e Interit skuadra duket e rigjeneruar, shume aksione te rrezikshme edhe dje kane nisur aksione nga kembet e tij ashtu si dhe asist per golin e Samuel te djelen e kaluar.

NENTE – Me ne fund Mauro Icardi. Mbas shume thashethemeve, shume gossip, shume helm per jeten e tij qe e kalon me shume jashte sesa brenda fushes se lojes, Maurito kthehet ne fushe dhe brenda 10 minuteshit gjen rrugen drejt rrjetes qe e con rezultatin ne 2-1, sic ka ndodhur me dy golat e pare me bluzen zikalter. Te gjeje formen me te mire dhe te luaje me shume, ky djalosh mund te na dhuroje me shume kenaqesi…

DHJETE – Minutat e nevojshme per Icardin, qe nga aktivizimi i tij ne fushe, per te gjetur rrugen e golit. Qe ne rastin e pare te aksionit vetem me nje te prekur te topit e ka futur drejt rrjetes se portes kundershtare. Per nje moment te gjithe e kane harruar ate sasi te madhe te gossip dhe kane pasur mundesine te admirojne Mauro Icardin e vertete. Kete qe ne te vertete duam te shikojme me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.