Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

723 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Icardi, Milito dhe ata besniket: 7 jave te pasura me numra.

Nga Zero ne Dhjete – Icardi, Milito dhe ata besniket: 7 jave te pasura me numra.
Ardis
  • On 14/10/2013, 16:47

Duke perfituar nga pushimi per shkak te aktivizimit te lojtareve neper kombetaret respektive, dhe ndeshja e mire kunder Locarnos, kete jave rubrika “nga Zero ne Dhjete” do ti dedikohet statistikave dhe kurioziteteve te Interit ne keto 7 jave te para te kampionatit.

ZERO – Performanca ne kampionat e akumuluar derime tani nga 8 lojtare, tre mbrojtes, tre mesfushore dhe dy portiere. Behet fjale me specifikisht per Andreollin, Samuel, Chivu, Olsen, Mudingayi dhe Mariga. Kesaj liste i shtohet natyrisht edhe Castellazi dhe Carrizo. Duhet thene se Mariga, Mudingayi dhe Chivu nuk ishin te disponibel per shkak te demtimeve.

NJE – Pjesemarrja e akumuluar derime tani nga Kuzmanovic, nder te tjera duke luajtur vetem 52 minuta. Pak, shume pak, per pritshmerite nga ai. Ishte nje nga ata ne listen e largimeve dhe eshte shume e mundur qe ne janar kthehemi per te kerkuar nje sistemim per te. Veshtire te gjeje hapesira dhe pavaresisht vleresimit te Mazzarrit per serbin eshte nje sezon gri derime tani.

DY – Golat e shenuar nga Milito ne 63 minuta te luajtura, mesatarja me e mire ne nje ndeshje per skuadren: nje cdo 31 minuta e gjysem. Dy jane edhe barazimet e Interit, te dyja me gola te Icardit. Po si mund te harrojme numrin e bluzes se Jonathan, nje surprize e vertete e ketij kampionati.

TRE – Golat e shenuar nga Palacio qe e bejne goleshenuesin e pare te skuadres. Mbrapa tij vijne edhe 5 lojtare me nga 2 gola: Alvarez, Cambiasso, Icardi, Milito dhe Nagatomo. El Trenza nuk mund te perjashtohet, vazhdon te jete fari sulmues i skuadres. Por nese e quajme Top Player ka nga ata qe skandalizohen kur e degjojne.

KATER – Numri “fantazem”. Ne shtate jave ne kampionat, ne fakt, nuk ka asnje lojtar qe ka akumuluar kater ndeshje: kalohet direkt nga 3 te Militos dhe Pereiras tek 5 te Campagnaros, Icardit dhe Jonathan. Fantazem edhe numri 4 i Interit: per here te pare qe nga 1995, sezoni nis pa Javier Zanettin, kapitenin. Ai eshte perhere prezent dhe ne moshen 40 vjec eshte gati te kthehet ne fushe, shpresojme qe te kthehet brenda nentorit.

PESE – Heret qe Icardi ka hyre gjate ndeshjes ne zhvillim, praktikisht perhere. Argjentinasi nuk e ka nisur asnjehere titullar derime tani por gjithsesi ka shenuar dy gola. Shenje e efikasitetit te madh dhe kapacitetit per te ndryshuar ndeshjen. Mbase nje shanc prej titullari do e meritonte.

GJASHTE – Jane golat e pesuar ne kampionat nga Interi, po e njejta shifer edhe per Juventusin. Nje e dhene qe e ben ate mbrojtjen e trete me te mire te kampionatit mbas Romes (1) dhe Napolit (4). Dhe perpara humbjes kunder verdhekuqve, vetem Roma ishin me mire ne mbrojtje.

SHTATE – Golat e shenuar ne nje ndeshje te vetme kunder Sassuolos, behet fjale per fitoren me te madhe ne historine e koheve te fundit te zikalterve. Shtate jane edhe piket qe e ndajne Interin nga vendi i pare, Roma. Shume, e konsiderojne nje start optimal te zikalterve.

TETE – Lojtaret qe kane shenuar derime tani: Palacio, Alvarez, Cambiasso, Icardi, Milito, Nagatomo, Jonathan dhe Taider. Nese konsiderohet qe ne total jane shenuar 16 gola, behemi te vetedijshem se loja e Mazzarrit arrin te shperbleje futjen dhe goditjen per gol e te gjitheve. Por kjo nuk eshte nje e re.

NENTE – Numri i futbollisteve qe derime tani kane luajtur te gjitha ndeshjet, nga titullaret ose qe e kane nisur nga pankina: Alvarez, Cambiasso, Guarin, Handanovic, Juan, Kovacic, Nagatomo, Palacio, Ranocchia. Shtylla kurrizore e grupit eshte e qarte dhe nese Jonathan dhe Campagnaro nuk do te pesonin probleme fizike do te ishin titullar ne kete grup besnikesh.

DHJETE – Diferenca e golave ne transferte: 11 gola te shenuar dhe 1 te pesuar, praktikisht me mire se ne ndeshjet e luajtura ne shtepi ku jane shenuar 5 gola dhe pesuar po aq, tre vetem kunder Romes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.