Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

837 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Inter-Torino: marshi i ringritjes, shenjestra e Palacio dhe progresi ne fushe

Nga Zero ne Dhjete – Inter-Torino: marshi i ringritjes, shenjestra e Palacio dhe progresi ne fushe
Ardi Deda

Vazhdon marshi i ringritjes ne klasifikim i Interit, kete here mjafton nje goditje me koke nga Palacio per te mundur torinezet dhe per te ruajtur vendin e peste, duke iu afruar Fiorentines. Te rianalizojme ndeshjen me numrat nga zero ne dhjete.

Zero – Asnje zikalter i ndeshkuar me karton dje ne fushe (kunder kater kartoneve te torinos): eshte e rralle te shohesh nje ndeshje te perfundoje pa kartona te verdhe per nje skuader, shenje kjo e nje qetesie te madhe te mbrojtjes dhe te nje prove te paster dhe pa faulla te keqinj.

Nje – Fale rezultateve te fundit (Inter nuk humbet qe prej transfertes me Juventusin) zikaltrit jane afruar vetem nje pike large vendit te katert, i zene nga Fiorentina. Me politiken e hapave te vogla objektivi i ardhshem ne shenjester eshte te arrijme Fiorentinen.

Dy – Ndeshja e dyte rradhazi si titullar per Icardi pas nje pjese te pare te sezonit te kaluar ne pankine. Kete here e zhvilloi pothuajse te gjithe ndeshjen. Nje forme qe pak e nga pak eshte duke u rritur ajo e Maurito, qe eshte duke u bere nje gur shahu i rendesishem per Mazzarri.

Tre – Golat e Palacio kunder Torinos midis ndeshjes se pare dhe te kthimit, nje mace e zeze e vertete per torinezet. Kete here mjaftoi nje goditje me koke per te mundur skuadren e Ventures dhe per te sjelle tre pike te tjera te arta.

Kater – Ne dymbedhjete golat sezonale te Palacio, kater kane ardhur nga goditjet me koke, dy prej te cileve kunder Torinos perfshire ate djeshmen. Nje gol me fat per te thene te verteten duke pare qe dukej me shume nje asist drejt qendres sesa nje goditje, por ajo qe ka rendesi eshte qe topi perfunoi ne fund te rrjetes.

Pese – Jane pese rezultatet pozitive rradhazi. Sic thame Interi nuk humbet qe nga transferta ne Juventus Stadium, qe atehere kemi tre fitore (Sassuolo, Fiorentina dhe Torino) dhe dy barazime (Cagliari dhe Roma).

Gjashte – Numri gjashte i sotem eshte nje citim, ose me mire mire nje dedikim qe i bejme Youri Djorkaeff, i paharrueshmi numri gjashte i Interit, qe nder te tjera, ka ditelindjen pikerisht ne te njejtin dite me Interin. Shume urime per Interin dhe per DJ!

Shtate – Ka qene perfekte dje dyshja e mbrojtjes Rolando-Ranocchia: vota me e larte e ndeshjes (pervec Cambiasso autor i asist) u shkon jo rastesisht atyre. Nje note 7 qe shkon per autoritetin, qetesine dhe pa gabimet. Nje sinjal i mire.

Tete – Nuk mund te jete tjeter vecse numri i Palacio, nje snaiper i vertete qe kur shikon Torinon transformohet dhe shperthen ne gola. Kete here mjafton nje per te sjelle ne shtepi fitoren por aty perpara eshte shkaterrimtar.

Nente – Nente pike te fituara me Hernanes ne fushe: “Profeti” qe kur ka ardhur eshte kthyer ne nje celes ne lojen e skuadres, duke u bere menjehere i pazevendesueshem.

Dhjete – Per 20 minuta ne fushe kemi dy numra dhjete, njeri faktik dhe tjetri prej rolit, Kovacic dhe Hernanes. Mbrapa Interi ka vuajtur pak por eksperimenti mund te perseritet nese studiohet mire: te dy bashke ata jane pelqyer dhe i kane dhene kreativitet dhe paparashikueshmeri manovres zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.