Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

782 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – mbremja e heres se pare, nen shenjen e 3-shit.

Nga Zero ne Dhjete – mbremja e heres se pare, nen shenjen e 3-shit.
Ardis
  • On 06/10/2013, 11:48

Vjen edhe humbja e pare ne kampionat per Interin e Mazzarrit qe korrespondon ne e para ne shtepi, midis te tjerave dhe pike qe nuk le vend per dyshime, nje rezultat i 0-3 i pakundershtueshem do ta analizojme si zakonisht, nga Zero ne  Dhjete.

ZERO – Golat e shenuar nga Interi ne ndeshjen e djeshme, eshte hera e pare ne kete kampionat qe zikaltrit nuk shenojne dhe per pasoje eshte rezultati me pasiv qe nga fillimi i sezonit.

NJE – Eshte mbremja e herave te para: humbja e pare ne kampionat per Interin, qe sic thame korrespondon e para ne shtepi. Por edhe hera e pare qe Rudi Garcia mund zikaltrit: deri me tani kishte humbur dy here, kur ishte trajner i Lille, ne perballjen e dyfishte te Champions League sezoni 2011/2012.

TRE – Golat e pesuar ne nje ndeshje te vetme per Interin, praktikisht e njejta shifer qe kishte pesuar Interi derime tani por ne 6 jave, statistika qe e benin mbrojtjen zikalter me te mire mbas Romes, qe vazhdon te kryesoje vetem me nje gol te pesuar ne 7 jave. Tre si fitoret e njepasnjeshme te Rome-s ne San Siro midis kupes se Italise dhe kampionatit.

KATER – Nota qe i japim arbitrit, asistentit mbrapa porte te Tagliaventos, per gabimin qe solli penaltine dhe rezultatin 2-0, episod qe ne fakt e prishur ndeshjen. Nderhyrja e Pereiras mbi Gervinho-n ishte jashte zone por arbitri mbrapa porte e ka vleresuar ndryshe duke i sugjeruar drejtuesit te ndeshjes penallti. Kater edhe nota e Ranocchias dhe Pereiras, nje mbremje negative per te dy qe kane ndikuar ne rezultatin final.

PESE – Jane gjuajtjet ne total te Romes, tre jane transformuar ne gol, dy e kane detyruar Handanovic te beje mrekullira: shenje e konkretizimit te madh dhe precizionit ne porte. Interi ka gjuajtur 11 here te mira ne drejtim te portes se Romes por vetem 4 ne shenjester.

GJASHTE – Numri i ndeshjeve qe Interi dhe Mazzarri kane arritur te marrin rezultat te mire nga fillimi deri dje ne darke. Perfaqeson nje rekord personal te trajnerit me Interin, nje drejtim i mire duke pare qe ne 6 ndeshje i zikaltrit kishin fituar 14 pike duke shenuar 16 gola dhe duke pesuar 3 gola. deri dje ne mbremje…

SHTATE – Fitoret e njepasnjeshme ne kampionat te nje Rome deri me tani e papermbajtshme. Pavaresisht se krijoi raste te ndryshme per gol Interi duhej te dorezohej perballe organizimit taktik te Garcia-s: gabime arbitrale dhe episodet nga krahu tjeter, nuk mund ta mohosh qe nje skuader si verdhekuqte jane zbulimi i vertete i kampionatit me nje mbrojtje bunker dhe nje sulm te nivelit te pare.

TETE – Te ndeshkuarit me karton te verdhe ne kete ndeshje, shume nqs mendon gjashte kartona jane dedikuar Romes, shtate duke llogaritur dopio ndeshkimin me te verdhe te Balzaretit qe i kushton te kuqin. Dy ndeshkime me karton te verdhe per Interin, Juan Jesus dhe Pereira.

NENTE – Nje mbremje e keqe, ashtu si tha dhe Mazzarri. Dhe keshtu, pavaresisht humbjes ne shtepi, publiku i San Siros gjithsesi e ka inkurajuar skuadren duke i duartrokitur te gjithe. Nje 9 te mire per tifozerine zikalter.

DHJETE – Kjo fitore e Romes eshte e 10 kunder Mazzarrit si trajner. Tekniku tashme tek Interi ne karrieren e tij i ka mundur 6 here verdhekuqte dhe ka barazuar 4 here.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.