Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

863 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete: Me 10 vete vetem mbas 5 minutash, Kovacic mbremje e shkaterruar per te dhe 9 pike distance.

Nga Zero ne Dhjete: Me 10 vete vetem mbas 5 minutash, Kovacic mbremje e shkaterruar per te dhe 9 pike distance.
Ardis
  • On 21/10/2013, 13:40

Ndodh gjithcka ne Torino-Inter: penalltia dhe ndeshkimi me te kuq i Handanovic vetem mbas 5 minutash, rovejshata e Guarin, dopieta e Palacios dhe barazimi final i Bellomo. Te analizojme te gjithe ndeshjen me numra, si zakonisht, Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Penalltite e dhena ne favor te Interit qe nga fillimi i kampionatit, kunder tre ne disfavor duke perfshire edhe ate te ndeshjes se djeshme. Nje e dhene e rendesishme qe tregon vendime te shumta qe nuk bindin kundrejt Interit. Zero edhe topat e prekur nga Kovacic perpara se te zevendesohej ne minuten e peste. Nje nate e pakenaqshme per te.

NJE – Top i pritur nga Carrizo mbas futjes ne loje mbas ndeshkimit te Handanovic qe transformohet ne nje perle: nderhyrja e pare dhe penallti e pritur te Cercit. Gjynah qe mrekulline e bere e shkaterron me gabimin final ne goditjen e denimit te Bellomo-s.

DY – Golat e shenuar nga Palacio ne kete ndeshje, nje dopiete e papare qe i dhuron vendin e pare si golashenuaes te Interit me 5 te tilla. Gjynah qe nuk mjaftuan per ti dhuruar Interit tre piket, por il Trenza eshte perhere.

TRE – Piket qe Interi do te fitonte ne fund, perpara se Bellomo te shenonte gol nga goditja e denimit per shkak te nje gabimi ne pozicionim te Carrizos. TRE edhe golat e shenuar nga Torino dhe Interi per nje barazim spektakolar ne fund.

KATER – Piket qe Interi ka humbur kunder Cagliarit dhe Torinos, dy ndeshje qe mund te perfundonin ndryshe dhe ne te cilen zikaltrit ne fund duhet te pranonin barazimin.

PESE – Minuta kalojne nga fillimi i ndeshjes kur jepet penalltia ne favor te Torinos dhe ndeshkimi i Handanovic. Nje fillim i mbrapshte per Interin te cilet, pavaresisht me 10 lojtare, arriten te drejtonin ndeshjen.

GJASHTE – Minuta ne fushe ju deshen Immobile-s per te shenuar golin. Nje impakt deciziv per Torinon por vetem dy minuta gezim duke pare qe mbas 120 sekondash vjen barazimi 2-2 i Palacios. GJASHTE edhe golat e pesuar nga Interi ne keto dy ndeshjet e fundit, kunder Romes dhe Torinos. Duhet te ndryshojme drejtimin sa me shpejt te jete e mundur.

SHTATE – Numri i bluzes se Belfodil. Perpara se te fillonte ndeshja ishte ne pozicionin e titullarit me pas Mazzarri ka zgjedhur Kovacic qe te suportonte Palacion. Gjithsesi futen ne minuten e 6 te pjeses se dyte dhe sherben nje asist te arte per rezultatin 3-2 drejt Palacios. Nje impakt optimal per algjerianin.

TETE – Interi gjithmone nen hijen e numrit te Palacios, numri 8 mbi shpatulla. Pavaresisht 90+85 minutave te luajtura me Argjentinen, pavaresisht pak diteve distance nga ndeshja me kombetaren tek ndeshja me Interin, vazhdon te terheqe skuadren dhe te shenoje gola dhe te transformoje cdo gje qe prek kemba e tij ne aksione te arta. Thelbesor.

NENTE – Pike distance qe ndajne aktualisht Interin nga Roma ne krye. Verdhekuqte po bejne nje kampionat shume te mire, 8 fitore ne 8 ndeshje, 22 gola te shenuar dhe 1 te pesuar. Nderkohe jane 4 pike distance nga Juventusi ne vend te trete, ne zonen Champions.

DHJETE – Lojtaret mbi te cilet duhet te besoje Interi per pothuajse te gjithe ndeshjen, qe mbas ndeshkimit te Handanovic ne minuten e 5. Serish Mazzarri arriti te kthente ndeshjen dhe te ushqente endrren per tre piket derin ne fund te minutes 90, kur Bellomo ngrin cdo gje me ate gjuajtje nga goditja e denimit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.