Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,377 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NGA ZERO NE DHJETE – Midis fatit dhe mirenjohjes.

NGA ZERO NE DHJETE – Midis fatit dhe mirenjohjes.
Ardis
  • On 26/08/2013, 11:35

Interi mund ne San Siro Genoan me rezultatin 2-0 dhe sjell ne shtepi fitoren e pare ne kampionat. Deciziv golat e Nagatomo dhe Palacios per te mundur skuadren kuqeblu. Rishikojme ndeshjen… Nga Zero Ne Dhjete!

ZERO – emocione deri ne minuten e 53, gjuajtja e pare ne porte e Interit me Icardin. Nje ndikim teper i bute me kampionatin per Interin, mbas nje nisje jo shume kurajuese. Por kjo skuader eshte nje «diesel»: perpara se ta shikosh ne nivelin me te mire te duhet durim.

NJE – eshte precedenti i Mazzarrit kunder Genoas ne fillim te kampionatit (2003, Serie B). Edhe atehere doli me fitore dhe e mbyll sezonin duke e sjelle Livornon ne Serie A, nje qellim qe nuk ishte menduar se do te arrihej. Kush nuk eshte supersticioz, te hedhe gurin e pare.

DY – konfirmimet ne frontin Eto`o arrijne pak perpara se te filloje ndeshja: Moratti dhe Ausilio kane surprizuar te gjithe duke hapur kete zgjidhje «enderr». Mjaftueshem per te zhgenjyer veten me rrezikun per te bere shume keq.

TRE – si golat e Nagatomos kunder Genoas, me te cilen japonezi me sa duket ka nje rezultat per te zgjidhur. Edhe ne Marassi, dhjetor 2011, gol me koke, gjithmone vendimtar. Per dike ne gjatesine e tij, jo keq.

KATER – qind numri i prezencave te Cambiassos me bluzen e Interit. Nje nga ndeshjet aspak te mira te tij dhe nje periudhe jo e mire per popullaritetin e tij, por te gjitha keto elemente vetem ne zikalter meritojne nje duartrokitje. Chapeau, Cuchu.

PESE – minutat e luajtura te lojtarit te ri Taider, i cili ka shijuar San Siron pak dite mbas ardhjes se tij ne ngjyrat zikalter. Per nje ish lojtar te Bologna-s nje loje per tu duartrokitur.

GJASHTE – gjuajtje te Interit ne porten kundershtare ne total kundrejt zero. E gjitha kjo mbas futjes se Icardit dhe Kovacic ne loje. Indikacione te qarta: mbrojtja qendron shume mire dhe ata te dy mund te sjellin ndryshime, ndoshta jo vetem ne ndeshjen qe luajne.

SHTATE – minuta qe Mazzari pret ne fillim te pjeses se dyte per te futur ne fushe nje sulmues te pare (prima punta), Icardin. Jo rastesisht eshte gjuajtja e tij e pare ne porte. Nje intuite qe ne fund te fundit del shume decizive.

TETE – ndeshjet qe nuk njohim humbje me Genoan ne San Siro. Nje pre qe te fton ta respektosh maksimalisht kundershtarin.

NENTE – numri klasik i qendersulmuesit, Ajo qe Mazzarri nuk ka ne dispozicion per momentin, pavaresisht impaktit te mire te Icardit ne ndeshje gjithashtu edhe te Belfodil. Eshte qarte qe vazhdohet te flitet per Eto`o

DHJETE – vitet qe ka kaluar tek Interi per Dejan Stankovic. Nje nder per te gjithe tifozet, perjetesisht faleminderit DRAGO.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.