Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

927 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Ndeshja e 2-shit, zgjuarsia e Belfodil dhe loja e skuadres.

Nga Zero ne Dhjete – Ndeshja e 2-shit, zgjuarsia e Belfodil dhe loja e skuadres.
Ardis
  • On 27/10/2013, 12:04

Shume gola ne San Siro midis Interit dhe Verones, ne nje ndeshje spektakolare por kurre e balancuar ne te cilen zikaltrit shprehen lojen me te mire kunder skuadres se Mandorlinit. Te analizojme kete fitore 4-2 me numrat qe na ka dhuruar, Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Fitoret e Verones ne San Siro ne 25 precedente: historia flet ne fakt per 15 fitore zikalter dhe 10 barazime. Asnjehere nuk kane arritur qe te marrin fitore ne Scala del Calcio dhe tendenca u konfirmua edhe dje ne mbremje me suksesin e djemve te Mazzarrit.

NJE – Goli i pare i Rolandos me bluzen e Interit, nje gol i rendesishem sepse i ka dhene zikalterve qetesine e rezultatit 4-1. Thelbesore per menaxhuar pjesen e mbetur te ndeshjes me qetesi mbi te gjitha mbas golit te Romulo-s (goli i dyte per Veronan). Miresevjen, Rolando, ne listen e goleadoreve…

DY – Shume ide ofroi ndeshja rreth numrit 2: duke filluar nga ajo qe eshte nje realitet i bukur, Jonathan, nje ish “bibe e shemtuar”, bluza me numrin 2, qe dje ne mbremje qe ka shenuar golin e tij te dyte ne kampionat, megjithese me ndihmen e mbrojtjes se Verones. Dy minuta kalojne nga goli qe zhbllokon ndeshjen ne dyfishimin e Palacios. Kurioziteti i fundit, edhe goleshenuesit te Verones, Martinho dhe Romulo, jane me nga dy gola ne kampionat.

TRE – Goli i trete personal per Cuchu Cambiasso ne kete sezon, qe e con rezultatin ne 3-1 per zikaltrit. Gol perhere te rendesishem dhe asnjehere banal per kapitenin e skuadres i cili jep keshilla per te gjithe dhe ja dedikon golin Cordobes, viktime e nje problemi shendetesor kohet e fundit. Gjithmone e me shume nje trajner ne fushe.

KATER – Jane golat e shenuar nga Interi ndaj Verones, goleada e pare ne shtepi per kete sezon. Dhe kater jane golashenuesit e ndryshem te kesaj mbremje, dy mbrojtes, nje mesfushor dhe nje sulmues. Per me teper konfirmohet ai tip loje, i Mazzarrit, qe i sjell te gjithe ne ndihme te manovres sulmuese.

PESE – Kunder Verones ka ardhur fitorja e 5 ne kampionat per Interin ne 9 ndeshje te luajtura. Ekzaktesisht i njejti numer fitoresh te verdhebluve, qe kane pesuar dy humbje me shume ne krahasim me zikaltrit.

GJASHTE – Si minutat e illuzionit te Verones mbas golit te Martinho-s. Mendon ne fakt Cambiasso per ti dhene goditjen decizive sfides.

SHTATE – Nuk ka se si te mungoje numri i Belfodil: sic ndodh shpeshhere ishte ne balotazh per te luajtur qe ne fillim, Mazzarri preferon Kovacic, ka mundesine per te hyre ne ndeshjen ne zhvillim dhe te lere gjurmet e tij por me shume vihen re disa faulla qe nuk duheshin dhe debati i paevitueshem ne fund te ndeshjes me Moras qe i kushton rende, duke u ndeshkuar me te kuq. E shfrytezon keq ate qe mund te ishte shanci i tij i madh per te fituar hapesira ne skuader dhe, mbi te gjitha, mundesine per te luajtur ne Bergamo.

TETE – sekondat e debatit midis Belfodil dhe Moras qe i kushtoi rende te dyve, duke u ndeshkuar me kartonin e kuq. Vendim i veshtire i Celit, por zgjuarsia eshte, sic tha dhe Mazzarri ne konference. Pikerisht tekniku duhet te beje me pak se nje sulmues qe do te ishte e vlefshme. Shume e lehte per te kuptuar pse nuk eshte vleresuar.

NENTE – Minutat e nevojshme te Interit per te zhbllokuar ndeshjen, ku Jonathan hap rrugen e nje ndeshjeje spektakolare dhe te pasur me gola. Qe fatmiresish i kane shperblyer zikaltrit.

DHJETERolando eshte komponenti i dhjete i skuadres zikalter qe shenon gol ne keto 9 javet e para te kampionatit. Sic thame edhe me pare (pika 4), loja e Mazzarrit favorizon  pjesemarrjen e te gjitheve ne fazen sulmuese, dhe ndeshja e djeshme ne mbremje ishte emblema e kesaj lloj loje. Perpara ne kete menyre, te gjithe sebashku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.