Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Nje deja vu, rikthimi i Principe dhe killer-i i zakonshem.

Nga Zero ne Dhjete – Nje deja vu, rikthimi i Principe dhe killer-i i zakonshem.
Ardis
  • On 07/01/2014, 14:18

Interi per fat te keq e nis 2014 e tij me nje humbje: kunder Lazios ne Olimpico qe mbaron me rezultatin 1-0 si vitin e kaluar, i njejti goleshenues. E analizojme sfiden e pare te vitit te ri ne statistika… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – E fillon me nje humbje dhe keshtu me zero pike, 2014 e Interit. Nje ndeshje e keqe kjo e Olimpico-s, pa ndonje emocion te vecante nga njera apo nga tjetra ane deri ne golin e Klose-s. Mbaron 1-0 si nje vit me pare. Zero edhe fitoret e skuadrave te drejtuara nga Mazzarri ne Olimpico kunder Lazios.

NJE – Ndeshja e pare prej titullari e Kuzmanovic mbas nje ndeshje te mire ne derby qe fatkeqesisht  nuk konfirmon pritshmerite. Kunder Lazios nuk jshkelqen dhe mbas nje ore loje zevendesohet nga Kovacic.

DY – Si ‘bis’ (perseritje), e gjitha si nje vit me pare: i njejti progres i ndeshjes, e njejta tentative e Interit per te provuar te fitoje ne fund dhe i njejti rezultat me te njejtin goleshenues. Ne keto kohe Olimpico nuk i sjell fat ngjyrave zikalter.

TRE – Muajt qe kane kaluar nga ndeshja e fundit ne fushe e Diego Militos. Tre muaj nga demtimi ne stervitje, nga rehabilitimi i dhimshem, deri ne ndeshjen e djeshme, ne momentin e rikthimit, i pafat duke pare rezultatin, por u prit shume mire nga tifozet e Interit ne Olimpico.

KATER – Vitet e kontrates per Nainggolan tek Roma. Goditje e merkatos ne nje jave qe le per te deshiruar e Serie A, nje tjeter objektiv (pavaresisht se Ausilio ka folur per te kunderten) qe mund te perforconte shpresat e Mazzarrit dhe ndodh qe perfundon ne duart e nje konkurrenti direkt.

PESE – Nota e Alvarez: anonim per pothuajse te gjithe ndeshjen, harron se sa mire kishte bere deri ne keto momente me Mazzarrin dhe kthehet ai lojtar shume i fryre por shume pak konkret ne muajt e pare ne Milano.

GJASHTE – Suksese direkte te Rejas kunder Mazzarrit. Ne 10 ndeshjet e kaluar 2 here ka fituar Mazzarri, 3 here ka perfunduar ne barazim dhe 5 here ka fituar Reja. I katerti sukses i Rejas kunder Interit. GJASHTE si pozicioni ne klasifikim i zikalterve.

SHTATE – Kohet e fundit bluza me numer shtate nuk sjell me fat tek Interi: mjafton te kujtosh Quaresmen (fillimisht me numrin 77 e me pas 7), Pazzini, Schelotto dhe tashme Belfodil, zero gola ne kampionat.

TETE – Me humbjen e Interin dhe fitoren e Napolit, jane 8 piket e distances nga vendi i trete, e vleshme per paraeleminatoret e Champions League. Nje distance e konsiderueshme per objektivin primar te njerezve te Mazzarrit, te kaluar tashme edhe nga Verona dhe jashte edhe nga Europa League.

NENTE – Minutat deri ne perfundim te minutes 90 kur Klose kalon Ranocchian dhe i dhuron Lazios nje sukses te merituar. Si vitin e kaluar, gjermani konfirmohet killer-i i zikalterve ne minutat finale.

DHJETE – Perpara sfides ne Olimpico Interi shenonte gol sistematikisht prej 10 javesh rresht, ku edhe rezultonte nje nga sulmet me te mira ne kampionat. Nuk ndodhte nje gje e tille qe prej humbjes ne shtepi kunder Romes, ironi e fatit serish kunder skuadres laziale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.