Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

721 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Numrat e nje humbjeje, periudhe gjithmone e me e zeze.

Nga Zero ne Dhjete – Numrat e nje humbjeje, periudhe gjithmone e me e zeze.
Ardis
  • On 03/02/2014, 16:36

Nje tjeter humbje per Interin, nje rrugetim sapo vjen e po behet me shkaterrues qe e nxjerr skuadren e Mazzarrit per momentin jashte cdo lloj kompeticioni europian. Te analizojme numrat e ndeshjes por edhe te periudhes se fundit Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Serish asnje fitore per Interin per vitin 2014: 2 barazime dhe 4 humbje ne kampionat dhe kupe Italie.

NJE – Interi nuk shenon me shume se nje gol ne ndeshje prej 6 ndeshjesh: mbas humbjes 4-2 te Napolit, ka ardhur fitorja e derbyt 1-0, barazimet 1-1 kunder Chievos dhe 0-0 kunder Ctanias dhe humbjet 1-0 kunder Lazios dhe Genoas dhe 3-1 kunder Juventusit.

DY – Goli i dyte i Rolandes ne kete kampionat: mbrojtesi ka shenuar me pare kunder Verones, atehere goli i tij e coi rezultatin 4-2, kesaj rreadhe per te ulur diferencen e golave…

TRE – Interi nuk shenonte ne transferte ne kampionat prej tre ndeshjesh, qe nga 4-2 i Napolit, me pas humbjet kunder Lazios dhe Genoas, te dyja me rezultatin 1-0. Tre ndeshje te njepasnjeshme pa shenuar ne transferte nese llogarisim edhe humbjen me Udinesen ne Coppa Italia.

KATER – Fitorja e katert e Contes ne ndeshjet direkte me Mazzarrin, qe ka fituar 2 dhe ka barazuar 3. Por dje ne mbremje ka ardhur edhe fitorja e katert e teknikut kunder Interit: ne tre rastet e tjera ka perfunduar dy here ne barazim dhe nje here ka fituar Interi.

PESE – Ne Torino ka ardhur humbja e peste ne kampionat per Interin, njesoj me Fiorentinen, Torinon dhe Parmen. Nese e mendon 4 humbje kane ardhur ne 7 ndeshjet e fundit ne kampionat.

GJASHTE – Me kete rezultat Interi rreshqet ne vendin e gjashte ne klasifikim, se bashku me Torinon dhe +1 ndaj Parmes qe duhet te luaje ndeshjen me Romen, jashte cdo lloj kompeticioni europian. Verona ne vend te peste me 2 pike diference.

SHTATE – Interi ka gjuajtur 7 here ne drejtim te portes se Juventusit, nga keto 3 kane qene te sakta dhe 4 jashte portes, kunder 20 gjuajtjeve te Juventusit, 14 gjuajtje te sakta dhe 6 jashte porte. Dominim.

TETE – Palacio gjithmone e me shume ne krize, nuk shenon qe prej ndeshjes se derbyt: do te jete nje ceshtje por qe nga ajo ndeshje Interi nuk ka fituar asnje ndeshje.

NENTE – Minutat diference nga goli i Chiellinit tek goli i Vidal ne fillim te pjese se dyte. Nje fillim shokues qe e hedh Interin ne tapet: skuadra e Mazzarrit e merr veten vetem 20 minuta nga fundi, kur Juventusi e ul presionin dhe eshte shume vone per tentuar nje permbysje.

DHJETE – Ne dhjete ndeshjet e fundit ne kampionat Interi ka grumbulluar vetem tete pike. Mbas 2-0 kunder Livornos te 11 javeve me pare ka ardhur vetem nje fitore (1-0 kunder Milanit) dhe me pas 5 barazime. Kater Humbje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.