Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Numrat e zhgenjimit, Zero fitore dhe performanca e permisuar.

Nga Zero ne Dhjete – Numrat e zhgenjimit, Zero fitore dhe performanca e permisuar.
Ardis
  • On 27/01/2014, 13:42

Te analizojme edhe nje ndeshje tjeter zhgenjyese te Interit, qe ne 2014 nuk po zhbllokohet dhe vazhdon te zhgenjeje tifozet dhe Thohir, qe dje ka preferuar te lere stadiumin pa folur me gazetaret prezente.

ZERO – Inter serish ne thatesire fitoresh ne kete 2014. Ne janar ka humbur ne transferte me Lazion, Genoan dhe Udinesen ne Coppa Italia, dhe ka barazuar kunder chievos dhe Catanias ne shtepi. Nje rrugetim si prej ndonje ekipi te vogel te kampionatit.

NJE – Pike e pare ne transferte per Catanian ne kete kampionat, te katertat barazimet e tjera i kishte marre ne shtepi dhe ka fituar vetem 3 here. Pike e pare edhe per Maran kunder Interin ne karrieren e tij si trajner: kishte humbur perhere kunder zikalterve.

DY – Barazimi i dyte per Maran kunder Mazzarrit ne karriere. Trajneri aktual i Interit e kishte mundur 3 here kolegun e Catanias, duke humbur vetem nje here.

TRE – Tre piket qe mungojne qe nga derby i famshem i Krishtlindjeve. Qe atehere Interi ka grumbulluar 2 pike ne 4 ndeshje. Barazimi i trete gjithashtu ne historine e Catanias ne San Siro ne 18 precedente, skuadra siciliane nuk ka fituar ne Milano.

KATER – Korne te fituara nga Cayania kunder 14 te Interit, ashtu si dhe 4 jane tentativat per te shenuar nga Catania por te gjitha jashte shenjestre. Dominimi i zikalterve eshte edhe tek kontrolli i topit me 59% kunder 41%, por kur nje skuader si Catania mbyllet ne mbrojtje eshte shume e veshtire qe te depertosh…

PESE – Interi ne vendin e peste ne klasifikim: pavaresisht se nuk fiton qe prej derbyt te dhjetorit skuadra e Mazzarrit eshte ne zonen europiane, edhe pse vendi i trete eshte 11 pike larg dhe mbrapa Interit eshte Torino dhe Parma, me Veronen qe i ndjek.

GJASHTE – Barazimi i gjashte ne ndeshjet direkte midis Mazzarrit dhe Catanias. Ne 18 ndeshje tekniku zikalter ka fituar 8 here kunder Catanias, ka barazuar 6 here (bashke me ndeshjen e djeshme) dhe ka humbur 4 here.

SHTATE – Nga 11 tentativat per te shenuar gol, 7 kane perfunduar jashte porte, vetem 4 kane perfunduar ne drejtim te portierit pa e shqetesuar ate. Catania ka provuar te gjuaje ne drejtim te portes se Interit 4 here por gjithsesi pa e inkuadruar ne porte.

TETE – Jane 8 ndeshjet e njepasnjeshme te Interit qe nuk ka njohur humbje ne shtepi, ekzaktesisht 4 fitore dhe 4 barazime.

NENTE – Barazimi i 9 ne 21 ndeshje ne kampionat. X-si eshte shenja prevaluese ne kete sezon duke pare qe fitoret jane 8 dhe humbjet jane 4.

DHJETE – Serish 10 minuta per Ruben Botta: Mazzarri vazhdon ta aktivizoje argjentinasin me pikatore, ai jep shpirtin sa here qe luan, por dje me Catanian ishte gjithcka e mbyllur, ishte me te vertete e veshtire te depertoje. Dhe derime tani nuk ka deshtuar, ka luajtur 27 minuta ne 3 ndeshje, trajneri pret qe ai te kete 90 minuta ne kembe, dhe ku i dihet mund te jete ai qe mund ti jape nje ndryshim (kthese) kesaj skuadre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.