Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

854 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Roma-Inter: nga penalltite e mohuara te masat disiplinore

Nga Zero ne Dhjete – Roma-Inter: nga penalltite e mohuara te masat disiplinore
Ardi Deda

Barazim i mire i Interit ne Rome, te dyja skuadrat ne thelb kane qene te barabarte ne fushe, te pakta rastet per gol nga te dy anet, plot kater episode per penallti dhe nje rezultat qe konsiderohet e i drejte. Te riperjetojme sfiden me numrat nga zero ne dhjete.

Zero – Inter mbetet e vetmja skuader ne Serine A pa penallti kete sezon. Te dhenat, ne fakt te perseritura, sherbejne per te nenvizuar se si edhe mbreme ishte nje faull i qarte ne dem te Icardi brenda zones (pas nje kontakti te dyshimte me Benatia), ku gjithashtu De Rossi nder te tjera e goditi me nje grusht pasi provoi ti hiqte floket. Episod qe na u shpetoi te gjitheve ne shpejtesi normale, perfshire arbitrin. Pastaj edhe Roma eshte e pakenaqur nga kjo pikepamje.

Nje – Midis ndeshjes se shkuar dhe ndeshjes se kthimit Inter sjell ne shtepi vetem nje pike kunder Romes, kete here ndeshja e Olimpicos ishte me e ekuilibruar se ndeshja e pare ne San Siro.

Dy – Si dy anet ku qenrojne ultrasit e Romes te mbylluar per shkak te “diskriminimit territorial”. Nje mase disiplinore qe nuk po e diskutojme ketu, por qe qartesisht e privoi kete ndeshje te rendesishme si Roma-Inter nga nje kompnent thelbesor: ngjyrat dhe ngrohtesia e tifozeve roman.

Tre – Tre barazime per zikaltrit ne shtate jave per fazen e kthimit, barazim i dyte rradhazi pas barazimit me Cagliarin brenda ne shtepi. Me kete rezultat barazimi behet rezultati me i shpeshte ne kampionatin e Interit: plot 11 barazime dhe 10 fitore ne 26 ndeshje.

Kater – Kater jane episodet per penallti jo te dhena nga arbitri Bergonzi: ne favor te Interit do te ishte grushti i dhene nga De Rossi kundrejt Icardi dhe faulli i Benatia mbi Icardi; per Romen faulli i Samuel mbi Destro dhe goditja nga Juan Jesus ne zone kundrejt Romagnoli.

Pese – Barazimi i peste ne perballjet midis Mazzari dhe Romes: ne 21 ndeshje trajneri ka mundur Romen 6 here, ka humbur 10 here dhe ka barazuar 5 here.

Gjashte – Ishin minutat qe mbeteshin nga fundi i ndeshjes kur Interi beri goditjen e pare ne porte. Hernanes godet ne minuten 84′ por qe goditja kontrollohet lehtesisht nga De Sanctis. Ky eshte pasqyrim i ekuilibrit ne fushe por edhe te nje sulmi te dobesuar.

Shtate – Minutat e luajtur nga Zanetti, duke perfshire dhe minutat shtese. Por ajo qe ka rendesi eshte qe kemi pare dhe nej here kapitenin: kishte qe nga Lazio-Inter, serish ne Olimpico, qe nuk zbriste ne fushe ne kampionat.

Tete – Ndalet ne tete numri i fitoreve rradhazi ne shtepi i Romes: ishte qe nga 25 nentori e cila skuadra e Romes nuk ndalej, ne ate kohe ne Olimpico perfundonte ndeshja serish 0-0 por kunder Cagliarit.

Nente – Ndeshja e pare e Icardi si titullar qe nga fillimi, i duartrokitur qe nga fillimi. Nuk ka qene me fat kete here, si ne rastet kur futet ne fushe nga pankina, ka luajtur me autoritet dhe arriti te siguronte dy penallti por qe arbitri nuk i dha.

Dhjete – Mungesat e medha te kesaj mbremje, dy numrat dhjete: nga njera ane Totti per shkak te demtimit; nga ana tjeter Kovacic, i cili u la ne stol pas paraqitjeve te fundit jo shume te bindshme. Roma-Inter ishte nje sigurisht nje ndeshje me e varfer pa to.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.