Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

768 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Shperthimi i Icardit, siguria e Palacios dhe pritjet e Handa-s

Nga Zero ne Dhjete – Shperthimi i Icardit, siguria e Palacios dhe pritjet e Handa-s
Ardis
  • On 14/04/2014, 14:17

Eshte nje Inter qe nuk njeh rruge te mesme: mbas tre pikeve ne kater ndeshje, skuadra e Mazzarrit kthehet tek fitorja dhe e ben ne menyre te papare, me nje rezultat te paster 4-0 ne fushen e Sampdorias. Te analizojme fitoren e bukur ne Marassi… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – E gjithe Marasi dje ishte kunder Mauro Icardit: fishkellime, fyerje, te bertitura pervec rivalitetit ne fushe te ish mikut Maxi Lopez. Por argjentinasi me nje qetesi per tu pasur zili e ka shumezuar me zero presionin e ambjentit, duke shenuar nje dopiete qe i ka hapur rrugen fitores zikalter.

NJE – Mbas nje muaji pa fitore kapaku i shishes shperthen ne 90 minuta, me nje poker qe nuk le hapesira per dyshime. Interi eshte cinik dhe konkret dhe godet per cdo here ne nje fushe te nje skuadre qe ka luajtur edhe me mire, por nuk ka arritur te shenoje edhe fale nje super Handanovic, duke konfirmuar se e duan shume ate kualifikim te nevojshem europian.

DY – Nje dopiete e Icardit, e dyta rradhazi, dhe Interi e con ne 2 pike distancen nga Parma qe e ndjek. Ashtu edhe 2 golat e Samuel per kete sezon, sebashku me ate te djeshmen, dhe 2 muaj pa humbje ne transferte te zikalterve.

TRE – Loja decizive e Palacios: ne 4 gola, ne 2 eshte i rendesishem duke dhene asist perfekte, dhe ne fund mbyll pokerin. Nje performance shume e mire ne derby-n e tij personal, ai qe eshte nje ish lojatr i GEnoas.

KATER – Golat e shenuara ndaj Sampdorias, i dyte rezultat i plote i sezonit per te harruar kater ndeshjet pa fitore dhe per ty kthyer sa me mire ne kete finale te fund sezonit ne kerkim te Europas.

PESE – Javet qe mungojne deri ne fund te sezonit per qellimin Europe: nje hap i vogel perpara ndaj ndjekesve ne nje jave shume delikate. Dhe tashme e ardhmja duket pak me shume optimisti.

GJASHTE – Jane pritjet e Handanovic, 4 nga keto jane shume thelbesore, duke perfshire edhe penalltine. Nese Interi dje ka fituar bindshem ne fushen e Sampdorias duhet tja dedikoje jo vetem sulmuesve te tij por edhe formes se papare te portierit te tij.

SHTATE – Jane 7 ndeshjet pa arritur te marre fitoren ndaj Interit per Sampdorian: 3 barazime dhe 4 humbje, perfundimisht nje kundershtar me aspak fat per gjenovezet.

TETE – Me kete dopiete Mauro Icardi shkon ne kuoten e 8 golave ne kampionat dhe konfirmohet goleshenuesi me i mire i dyte mbas Palacios. Jo keq per dike qe ka ndenjur me shume ne pankine, dhe ne javet e fundit ka shenuar gola te rendesishem.

NENTE – Vetem 9 here e ka nisur si titullar Kovacic per kete sezon dhe vetem ne 4 here ka qendruar ne fushe 90 minuta. Dje ka pasur rastin te luaje pothuajse nje ndeshje te tere duke e vene re se mund te jape akoma kontributin e tij ndaj kauzes.

DHJETE – Kartonat ne total te ndeshjes, 2 te verdhe ndaj Eder qe e le ekipin etij me dhjete vete, e pamundur te mos thuhet se fitues ne fushe, ne te gjitha kuptimet, ishtin zikaltrit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.