Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Te dhenat alarmante, rastet e humbura dhe te larguarit zhgenjyes

Nga Zero ne Dhjete – Te dhenat alarmante, rastet e humbura dhe te larguarit zhgenjyes
Ardis
  • On 05/05/2014, 15:38

Interi deshton ne ndeshjen qe duhet te siguronte pothuajse Europa League per sezonin e ardhshem dhe per me teper ben nje hap fals pikerisht kunder Milanit ne rrugen drejt Europa League. Pervec kesaj luan nje loje te merzitshme dhe irrituese, duke e komplikuar akoma me shume rrugetimin europian. Te analizojme kete derby te shemtuar… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Goditjet ne porte per Interin, nje bilanc i sikletshem duke konsideruar stimujt qe nje derby duhet te garantoje ashtu edhe rikthimi ne Europa. Pothuajse sikur skuadra pranoi nje rezultat banal 0-0. Por ne nje derby keto lloj llogjikimesh jane cmenduri.

NJE – Nje derby ne pankine, i pari, nje fitore per Seedorf. Mbase do te jete e fundit si teknik kuqezi.

DY – Argjentinasit te aktivizuar ne ndeshje me shume mundesi per derby-n e fundit te tyre: Samuel dhe Milito. Te dy kane qene, nder vite, protagoniste te medhenj, por duhet te largohen me nje humbje. Me shume shance per te riluajtur derby-n per patriotin tjeter ne fushe, Cambiasso.

TRE – Tre zevendesime, asnje perfitim. Aktivizimi i Guarin, Alvarez dhe Militos nuk e kane ri-gjalleruar skuadren zikalter, perkundrazi. Tre jane dhe piket qe ndajne tashme Interin dhe Milanin: do te mjaftonte nje barazim per te mbajtur distancen dhe duke e bere Europa League nje formalitet.

KATER – 4 maj, nje date fatkeqe per Interin. Eshte hera e dyte qe luhet ne kete date ne shtepine kuqezi, dhe vjen serish nje humbje si ajo (2-1) me 2008.

PESE – Si gjuajtjet ne drejtim te portes, praktikisht te gjitha jashte, kunder 10 (5-5) te Milanit qe te pakten ka provuar me shume.

GJASHTE – Ndeshkimet me karton te verdhe, nje mund te ishte edhe e nje ngjyre tjeter (Mexes ndaj Icardit ne pjesen e pare). Shenje e nje ndeshjeje te mprehte nga te dyja palet, me kartona te ndare ne menyre te barabarte. Midis zikalterve, me i rendi eshte i Cambiasso-s qe nuk do te luaje ndaj Lazios.

SHTATE – Humbje ne sezon per Interin, nje nga me te keqinjte per kualitetin e lojes dhe personalitetin e ofruar. Ne vleren emocionole per tifozet, me mire mos te flasim fare.

TETE – Minutat deri ne fund kur Milito hyn per derby-n e tij te fundit. Pikerisht ai qe ka qene deciziv shpeshhere tashme duhet te largohet me nje leter te deshperimit.

NENTE – Serish edhe njehere numri i Icardit, me i shenjestruari nga Curva Sud me stricione, ironike, dhe ndonjehere te renda, sigurisht te gjitha ne menyre imagjinare te drejtuara, qartesisht, ndaj gruas se ardhshme Wanda Nara, objektiv shume i lehte ne nje derby. Ne te cilen Maurito nuk ka ditur te pergjigjet me nje performance te nivelit te duhur.

DHJETE – Humbjet ndaj Milanit ne karrieren e Mazzarrit, qe ka fituar 5 here dhe shume barazime ne 19 precedente. Humbje e djeshme ka mundesi te jete me pak i pranueshmi me cfare u pa ne fushe. Dhjete edhe seria e fitoreve te Samuel ne derby, e nderprere pikerisht ne ndeshjen e tij te fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.