Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

546 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nicola, tranjeri i Salernitanes tregohet i sinqerte: “Cfare te them? Kesaj radhe Interi ne fushe nuk…”

Nicola, tranjeri i Salernitanes tregohet i sinqerte: “Cfare te them? Kesaj radhe Interi ne fushe nuk…”
Inter Club Staff

Tekniku i Salernitanes, Davide Nicola, ka folur diten e sotme direkt pas ndeshjes ne mikrofonat e Sky Sport.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ne kemi ardhur deri ketu per te luajtur ndeshjen dhe qellimet tona ishin te qarta.”

“Te benim lojen tone per te tentuar te fitonim edhe duelet individuale. Deri te goli i avantazhit te Interit i kishim mbajtur mire.”

“Goli me pas beri qe te humbisnim besim te vetja. Mund te kishim qene me te mire. Une po mundohem te ndertoj nje mentalitet per te fituar ndeshje.”

“Por nuk shoh alternativa ne kete moment pervec faktit se duhet te ndertojme nje identitet tonin, nje metode loje. Eshte e vetmja rruge.”

Inter: pese gola edhe ne ndeshjen e pare edhe sot.

“Cfare te them? Kemi marre pese gola. Nese do i kishim pesuar vetem duke mbrojtur, nuk do te me kishte pelqyer aspak.”

“Te pakten luajtem me kurajo dhe te bindur. Interi sot, kesaj radhe nuk gaboi vertete asgje ne fushen e lojes.”

“Une i pranoj humbjet e dukshme: nuk kemi humbur dinjitetin, do te na duhet shume ama per te besuar me shume e vetja.”

Te pare nga afer, kush nga dy skuadrat e Milanos eshte me e forte?

“Te forta shume te dyja. Per mua kjo ka qene ndeshja e pare jashte fushe me skuadren. E dime shume mire ke kishim perballe.”

“Ka shume per te punuar. Kemi ardhur ketu per te kerkuar fitoren. Kemi gjetur nje skuader qe ka treguar se eshte shume e forte nderkohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.